Gerrard 600

Moment emocionues në Anfield Road, stadium i Liverpoolit, para fillimit të duelit kundër Newcastle Unitedit në kuadër të xhiros së dhjetë në Premierligë të dielën.
Kapiteni i skuadrës vendase, Steven Gerrard u nderua me një çmim ‘Liver bird’ simbol i qytetit, për paraqitjen e tij të 600-të për Reds, skuadër me të cilën luan nga fëmijëria. Çmimi u dhurua nga ish kapiteni i Liverpoolit, Steve McAllister kurse menaxheri i ekipit, Brendan Rodgers lavdëroi kontributin e deritashëm të mesfushorit.
“Ai është Supermani ynë, në gjendje të vendos çdo ndeshje, siç dinë të bëjnë vetëm futbollistët e mëdhenj. Gerrard është një prej fenomenëve në futbollin e sotëm”, deklaroi Rodgers.