E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonzales, Neymarit: Po shkoj me gruan tënde

Mesfushori i Uruguajit, Alvaro Gonzalez, ka pasur një debat të ashpër me Neymar gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave Brazil-Uruguaj (2-1). Pasi kanë hedhur ofeza kundrejt njëri-tjetrit, ylli i kombëtares braziliane i ka dërguar puthje në formë ironie.

Gjithsesi, kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer shumë futbollistit të Lazios, i cili ka vendosur që në adresën e tij në Twitter ta ofendojë edhe më rëndë kundërshtarin e tij.

"Ç’kemi Neymar? Vazhdo të më dërgosh puthje kur të duash, dështak, ndërkohë unë po shkoj me gruan tënde", ka shkruar Gonzalez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›