E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve në sulm për Zaza dhe Ogbonna

Juventusi vazhdon gjuetinë për sigurimin e lojtarëve të kërkuar nga Antonio Conte, si përforcim për skuadrën aktuale. Mediat italiane shkruajnë se pas mbërritjes së Tevez, bardhezinjtë janë shumë pranë nënshkrimit me Simone Zaza, futbollisti në pronësi të Sampdorias që mund të lihej i lirë prej kësaj të fundit në këmbim të huazimit të Gabbiadinit dhe një shume të caktuar parash.

Por për Zazan vështirë të ketë një vend në formacion këtë sezon, ndaj Juventusi pritet ta huazojë atë tek Sasuolo, që këtë sezon do të luajë në Serie A.

Ndërkohë, bisedimet vazhdojnë edhe për Angelo Ogbonnan, mbrojtësin e Torinos që mbetet ende një ndër objektivat e Juventusit për të përforcuar mbrojtjen.

“Corriere Dello Sport” shkruan se të Hënën pritet arritja e marrëveshjes me skuadrën “Granata”, që nga ana e saj do të përfitonte një shumë parash dhe kartonin e të riut Ciro Imobile.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›