De Biasi: Barazimi me Norvegjinë po ndikon në rinovimin e kontratës
Gianni De Biasi nuk e ka kapërdirë ende barazimin me Norvegjinë 1-1, e vlefshme për Eleminatoret e Botërorit “Brazil 2014″, që u zhvillua më 7 Qershor në “Qemal Stafa”. Kuqezinjtë ishin në avantazh deri në fund të takimit, falë golit të Valdet Ramës, por skuadra skandinave mori një pikë me shumë vlera falë golit të barazimit të realizuar në minutën e 86.
Trajneri italian e “qan” ende këtë barazim, i cili ia zbehu paksa gjasat Shqipërisë për kualifikim në Botëror, edhe pse kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të eliminatoreve.
“Barazimi i Shqipërisë me Norvegjinë ka lënë shumë pasoja dhe ‘dhimbje’, sepse e meritonim fitoren. Nëse do të kishim fituar atë takim shpresat tona për tu kualiafikuar do të ishin shumë të mëdha”, deklaroi De Biasi për median italiane “Radio Goal”.
Barazimi me Norvegjinë duket se ka shtyrë edhe rinovimin e kontratës së De Biazit me kombëtaren shqiptare, pasi presidenti Duka kishte menduar se nëse Shqipëria do të fitonte me nordikët do të firmoste zgjatjen e kontratës për italianin.
Këtë fakt e ka vërtetuar vetë trajneri i kuqezinjve në intervisten e dhënë për mediat fqinje, ku ka thënë se: Në rast të një fitore me Norvegjinë kontrata do të ishte rinovuar tashmë. Por unë shpresoj që kjo situatë do të mbyllet shpejt që në filimin e sozonit të ri futbollistik para ndeshjeve të Shtatorit.