E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerrard kthehet kundër Tottenhamit

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 18:15

Kapiteni i Liverpoolit Steven Gerrard synon të kthehet në fushë kundër Tottenhamit më 18 shtator, pas pesë muajve qëndrimi jashtë fushe për shkak të një lëndimi në ijë.

Gerrard mungoi nga marsi kur iu nënshtrua një operacioni ndaj problemit të vazhdueshëm që i pamundësoi të paraqitet në më tepër se gjashtë ndeshje prej kur Kenny Dalglish u rikthye si menaxher.

Por, 31 vjeçari tashmë ka bërë gati planin e rikthimit në fushë. “Shpresoj të luaj kundër Tottenhamit” tha Gerrard për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›