E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqi debuton me gol

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 18:57

Shefki Kuqi e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën në skuadrën e tij të re, Oldham Athletic. Sulmuesi kosovar ka debutuar me gol me fanellën e kësaj skuadre në kuadër të garave kampionale në ligën e tretë angleze (League One).

34 vjeçari ishte titullarë në sfidën e ekipit të tij në derbin e njohur ndaj Huddersfield Town, ndeshje kjo e cila ka përfunduar baras, 1:1. Golin për Oldham Athletic Kuqi e ka shënuar qysh në minutën e 6-të të takimit.

Kuqi iu bashkua kësaj skuadre në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, dhe fanellën e , Oldham Athletic do ta bartë gjatë një sezoni. Në Oldham Athletic ai ka kaluar si futbollistë i lirë, pasi më herët i kishte skaduar kontrata me skuadrën nga Premierliga, Newcastle United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›