E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia, më e mirë se Greqia

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 19:34

Maqedonia ia shkaktoi humbjen e parë Greqisë në EuroBasket 2011, duke e mposhtur me rezultat 72:58 në ndeshjen e Grupit C. Kontributin më të madh në fitoren e maqedonasve e dha Bo McCalebb, i cili e përfundoi ndeshjen me 27 pikë.

Kjo është fitorja e dytë e Maqedonisë nga tri ndeshje dhe tani ka 5 pikë, po aq sa edhe Greqia. Në përballjen tjetër, Finlanda ishte bindshëm më e mirë se Bosnja e Hercegovina, 92:64.

Ukraina festoi një fitore vendimtare në Grupi D në Klaipeda, duke mposhtur Bullgarinë 67-56. Kjo është fitorja e parë e Ukrainës në EuroBasket 2011 dhe të dyja ekipet tani kanë bilanc 1-2, me dy ndeshje të mbetura.

Oleksandr Kolchenko realizoi 18 pikë, ndërsa Steve Burtt shtoi 17 në fitoren e Ukrainës. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sllovenia ruajti bilancin pozitiv dhe fitoi përballë Gjeorgjisë me rezultat 87:75.

Grupi C

Finlanda – Bosnja92:64
Greqia – Maqedonia58:72

Grupi D

Ukraina – Bullgaria67:56
Sllovenia – Gjeorgjia87:75

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›