Van der Vaart mungon për gjashtë javë

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 19:00
Mesfushori i Tottenhamit Rafael van der Vaart do të qëndron gjashtë javë jashtë fushës për shkak të një lëndimi muskulor, ka njoftuar klubi nga White Hart Lane.
Reprezentuesi holandez pësoi dëmtimin në këmbën e tij të majtë në humbjen 5-1 në shtëpi nga Manchester City.
Van der Vaart mungoi në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012 kundër San Marinos të premten ku Holanda fitoi me rezultat të thellë 11-0.
Ai do të mungojë në përballjen e Premierligës kundër Liverpoolit më 18 shtator si dhe derbin e Londrës kundër Arsenalit më 2 tetor.