E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerrard, shembull për të rinjtë

Mesfushori i Liverpoolit, Suso ka lavdëruar kapitenin Steven Gerrard duke e përmendur si shembull për të rinjtë dhe shpreson të përcjell arritjet e 32 vjeçarit.

Gerrard vazhdon të jetë një prej futbollistëve kryesor të skuadrës nga Anfield Road për të cilën paraqitet nga mosha 14 vjeçare. Kurse, Suso ëndërron të shkojë hapave të Gerrardit.

I pyetur se kush është modeli i tij si futbollist të cilin dëshiron ta përcjell, Suso tha për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit: “Do të them Gerrard. Mendoj se është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Ai nga fëmijëria luan me ekipin e parë të Liverpoolit dhe për mua është shembull për të rinjtë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›