Golgeteri Vidal (video)

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka pranuar se është i befasuar me golat që ka realizuar deri më tani gjatë këtij stinori.
Ylli kilian ka shënuar nënte herë në ndeshje zyrtare për Bianconerët, përfshirë një në fitoren 3-0 ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve të martën.
“Jam i lumtur që po shënoj kaq shumë, por e pranoj se në fillim të sezonit nuk kam menduar se do të mund të jetë kështu. Është me rëndësi të vazhdoj në këtë rrugë, edhe pse kryesorja është të fitoj skuadra. Luajtëm mençur kundër Chelseat, fitorja jonë është mesazh për të gjithë, kemi treguar se nuk jemi të fuqishëm vetëm në Itali por edhe në Evropë”, deklaroi Vidal për Tuttosport.