E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuyt: Kthimi i Gerrard, shtysë e madhe

Dirk Kuyt beson se Liverpooli ka pësuar një shtysë së madhe pas rikthimit në fushë të Steven Gerrard.

“Mendoj se kjo është shtysa më e madhe, që kemi kthyer Stevie, dhe reagimi i turmës e tregoi këtë. Gjithkush ka pritur për një kohë të gjatë rikthimin e tij, dhe çdokush ka parë buzëqeshjen në fytyrën e tij kur ai doli”.

“Ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është Stevie për klubin, në fushë dhe jashtë fushe”, ka thënë holandezi për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›