E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri në parajsë, Reali në ferr

http://www.gazetaret.com/ - Mançesteri në parajsë, Reali Madrid në ferr. Kështu mund të përkufizohen dy përballjet mitike të mbrëmjes së të mërkurës në Ligën e Kampioneve. Një super-Mançester Junaitid i dha një leksion “vrasës” Milanit në përballjen e dy gjigandëve europianë në “Old Traford”, duke triumfuar me një rezultatin bindës 4-0. Uejni Runi, një prej sulmuesve më në formë në kontinent, dëshmoi aftësinë e tij prej “killeri”, duke realizuar dopjetën e dytë në dy takime kundër Milanit, përfshirë dhe dy golat e shënuar në fitoren 3-2 të “Djajve të kuq” anglezë në “San Siro” të Milanos. Sulmuesi 24-vjeçar i Mançesterit realizoi golin e parë në minutën e 13-të, ndërkohë që dyfishoi rezultatin për formacionin e Sër Aleks Fergusonit në të 46-të. Koreani Park trefishoi në minutën e 59-të, ndërkohë që Fletçer në minutën e 88-të nuk e kurseu ekipin e Leonardos dhe Silvio Berluskonit, duke shënuar golin e katërt dhe golin e shtatë në dy ndeshje të Mançesterit kundër 7-herë kampionëve të Europës, e që i dhanë me turp lamtumirën Europës. Të martën, Arsenali shkatërroi 5-0 Porton, duke konfirmuar domininim tradicional të Anglisë.

Në “Santiago Bernabeu”, gjithçka u vulos nga boshnjaku 19-vjeçar i Olimpikut të Lionit, Miralem Pjaniç, një lojtar që do të luajë në “Qemal Stafa”, kur Shqipëria e Bosnja të përballen midis tyre në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, me golin e tij u bë vrasësi i Realit të Madridit, klubit rekordmen përsa i përket titujve në Ligën e Kampioneve, 9 të tilla, e që bëri një nga merkatot më të shtrenjta në historinë e futbollit, teksa bleu 93 milionë euro Kristiano Ronaldon nga Mançester Junaitid dhe 65 milionë euro Kakanë nga Milani. Portugezi Kristiano Ronaldo shënoi në gol të shpejtë pa kaluar gjashtë minuta në “Santiago Bernabeu”, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 1-1, duke u nisur edhe nga rezultati i ndeshjes së parë në “Gerland”, ku Lioni fitoi 1-0. Ishte Pjaniç, ai që më golin e tij të minutës së 75-të nxori jashtë loje Realin nga finalja e ëndërruar pikërisht në stadiumin e tij, në maj të vitit 2010.


Liga e Kampioneve

Të mërkurën

Mançester J-Milan 4-0 (7-2)
Kualifikohet Mançesteri

Real Madrid-Lion 1-1 (1-2)
Kualifikohet Lioni

Të martën
Fiorentina-Bajern 3-2 (4—4)
Kualifikohet Bajerni me gola fushë kundërshtare

Arsenal-Porto 5-0 (6-2)
Kualifikohet Arsenali

-Në kllapa rezultati i përgjithshëm


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 10 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›