E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerti dhe Enada: Brenda janarit bëhemi 3, po mbërrin një djalë|

 
RRËFIME BASHKËSHORTËSH
Gerdi Vaso: Luanim "Romeo dhe Zhuletja" kur i thashë "Të dua"/ Enada Hoxha: Baleti dhe Gerdi dashuritë e mia të mëdha
Asgjë nuk ka ndryshuar në ritmin e jetës së tyre. Janë çdo mëngjes bashkë në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit, me të cilin kanë lidhur jetën e tyre, ku edhe kalojmë më të shumtën e kohës. Enada tashmë luan rolin e një koreografeje, është spostuar pak nga interpretimi dhe e gjithë kjo, sepse pret të marrë edhe emrin nënë. Në qenien e saj një bebush, djalë, rritet dhe shkon drejt ardhjes së tij në jetë, ndërsa Gerdi vazhdon kërcimin e tij, ndërkohë që i duhet edhe te qetësojë paksa Enadën e cila vuan shumë mungesën e skenës dhe kërcimin. Të bukur dhe të lumtur, një çift bashkëshortësh që ndajë çdo gjë bashkë në mënyrë të shpenguar dhe përmes gëzimit rrëfejnë për jetën e tyre bashkëshortore e cila tashmë sipas tyre mban emrin e konsoliduar.
Dashuri në "Romeo dhe Zhultjeta"
Të gjithë i admirojnë teksa i shohin në krahët e njeri-tjetrit, jo vetëm si dy bashkëshortë, por edhe si dy artistë të talentuar në fushën e kërcimit. Janë të rinj në moshë, por tashmë me një karrierë të konsoliduar.
I thërrasin si dikur Enada Hoxha dhe Gerdi Vaso, ndërkohë që zyrtarisht ata janë bashkëshortët VAso.
Ndërsa kanë shkruar në zyrën e gjendjes civile dhe kanë bërë celebrimin e tyre, Enada me qetësi ka pohuar se do të gëzojë tej e tutje mbiemrin e bashkëshortit të saj.
"Nuk kam patur ngurim, pasi mbiemri Vaso është i respektuar. Ai është i një familjeje me tradita, zë një vend të merituar edhe në jetën arstistike. Ndoshta shumë pak mund ta dinë që babai i Gertit është një ndër operatorët e parë të filmit multiplikativ, ndërsa e ëma ndër të parat balerina në teatër. Por më pëlqen që të përdor edhe mbiemrin tim, por jam krenare që mbaj mbiemrin e tyre."
Duke ndërhyrë Gerti thekson se ka qenë edhe ai vet që i ka kërkuar Enadës të ruajë mbiemrin e saj, pra atë të skenës, pasi si tani edhe më parë të gjithë njerëzit e njohin dhe thërrasin Enada Hoxha.
Duke qeshur dhe duke i shtërnguar dorën njeri-tjetrit, Enada duke u ledhatuar pas Gertit tregon sesi janë njohur së bashku.
Ndërsa sapo kishtembaruar studimet në artet dhe kishte marrë emërimin në Teatrin e Operës dhe Baletit Enada do të përballej me Gertin. Ai e ka robëruar me natyrën e tij të komunikuarit, të sjellurit.
"Gerdi që në fillim është treguar i afërt dhe i i sjellëshëm me mua. Nuk dua as të shtojë, as ta lavdërojë, por Gerti është një natyrë shumë miqësore. Dhe nuk ka ndryshuar aspak. Ende dhe sot e kesaj dite në teatër vazhdojnë të kërkojnë të jenë në shoqërinë e tij. Pikërisht kjo mënyrë e të sjellurit dhe të komunikuarit ka qenë një shtysë që të dy të afroheshim më shumë me njeri-tjetrin."
Kalimi i orëve të ditës me njeri-tjerin, kërkesa për të kërcyer gjithmonë bashkë shkoi edhe më tej. Në lidhjen e tyre bashkëshortore. "Gerdi për mua ka qenë i pari djalë me të cilin unë ecja drejt një lidhjeje të tillë." Tani pas dhjetë vitesh të lidhjes tonë, kur i kujtoj më vjen për të qeshur dhe jam tepër e lumtur që ka ndodhur kështu. Kërkesa e Enadës ndaj Gerdit për të kërcyer gjithmonë bashkë nuk ka përbërë aspak problem, bile ai e ka pritur me kënaqësi.
"Nuk e di, por të them të drejtën jam ndjerë brenda vetes edhe paska krenar, teksa dëgjova një kërkesë të tillë: të kërcenim së bashku, të më kishte gjithmonë pranë. Ku ka më bukur. Për mua ka qenë dashuri me shikim të parë. E dashurova." Ky pohim i Gerdit e bën akoma edhe më të qeshur Enadën e cila shton se edhe nga ana e saj ka qenë e njëjta ndjenjë, por ajo ka preferuar që këtë ndjenjë t'ia lërë edhe paksa kohës, të piqej dhe forcohej.Duke qeshur shton se e studioi mirë e mirë Gertin, pyeti veten nëse ia vlente ky djalë për jetën e saj dhe pastaj të vendoste. "Ne kemi qene shoke prej vitesh e kështu si pa dashje lindi kjo ndjenjë e bukur. Ka qene momenti kur po vihej në skenë baleti "Romeo dhe Zhuljeta" dhe Gerdi ka qene ai që e ka marrë hapin i pari për ta shprehur dashurinë."
Më pas të dy pa hezitim kanë vendosur që këtë lidhje dashurie ta kurorëzonin duke shkuar më tej, në një prezantim familjar. Kemi bërë celebrimim pasi ka qenë ajo periudhë e vështrië kohe kur edhe ne kemi synuar të shkojmë jashtë vendit, me një lidhje të konsoliduar" tregon Enada. Kanë kaluar shumë vite të celeburuar, por pa një ceremoni martese. Një periudhë bashkëjetese e cila ka qenë shumë e bukur dhe e mbushur me plot kënaqësi. "Ne që kur jemi fejuar e kishim ndarë mendjen se do të ishim një dhe përgjithmonë kështu që atë periudhë bashkëjetese e cilësojmë se ishim të martuar.
Kanë qenë ngarkesat e karrierës ato që kanë shtyrë dasmën e tyre dhe ne absolutisht nuk kemi bashkëjetuar për të njohur njeri-tjerin plotëson" rrëfimin Gerdi.
Duke u shprehur për bashkëjetesën e sotme mes çifteve të dy shprehen se varet se si të tjerët e konceptojnë bashkëjetesën. "Ka edhe ajo anët e saj të mira, por nuk mungojnë edhe abuzimet" shton Gerdi.
"Martesa është një betim për bashkëshortët,por jo se nuk ndodhin divorcet, kurse në bashkëjetesë je i lirë të zgjedhës, të vendosësh kushte, kurse në martesë kushtet shuhen. Kështu e mendojmë ne, thotë Enada, nuk e dimë për të tjerët, apo jo Gerti?"
Dasma e balerinëve te "Bujtina e Gjelit"
Duke kujtuar përgatitjen për dasmën Enada tregon se ajo ndodhi fare papritur. Kanë qenë duke biseduar me njeri-tjerin dhe kanë vendosur të bëjnë edhe atë ceromoni si gjithë të tjerët. "Shumë thjesht, e vendosur për t'u bërë duke folur mes njerëzve tanë, pohon Enada. Gerti u bë dhëndërr dhe unë nuse, shkova u rregullova dhe festuam." Të rikthyer në atë ditë vendimarrjeje për ceremoninë e dasmës Gerdi nuk lë pa shtuar
"Enada, ec ta bëjmë dhe dasmën se lam nam, tregon Gerti. Nuk e kemi menduar se do të ishte një dasmë tradicionale apo moderne. Një dasmë edhe për kënaqësinë tonë, këtë donim të bënim. Enada kishte dëshirë të vishte një fustan të bardhë. U mblodhëm të gjithë së bashku ne, njerëzit e përditshëm, pra, miqtë tanë.Ajo mbrëmje ishte shumë e këndshme."
Teksa mbeten në kujtimet e tyre për atë ditë dasme Enada pohon se ishte një festë për të gjithë, jo vetëm për ne të dy si çift.
Për Enadën pavarësisht kohës së bërjes së dasmës së tyre, përgatitjet kishin filluar pak kohë më parë teksa kishte blerë edhe fustanin e bardhë. Pika e saj më e dobët ishte ai fustan që të mos ishte shumë i ngarkuar, por sa më i tjeshtë dhe i bukur, mbi të gjitha të ishte i veçantë dhe të rrinte në trupin e saj.
"Në atëmbrëmje feste, kështu do ta quaj dasmën tonë, të gjithë janë kënaqur. Kemi kaluar një festë mes miqve të zemrës dhe familjarëve. Kur e kujtoj më duket si ëndërr. Ne nuk kishim ato përgatitjet e zakonshme që ndodhin në familjet shqiptare. Ato pritjet dhe përcjelljet, urimet e gjata. Jo, ndodhi fare thjesht. Ngrihesh nga gjumi një pasdite rregullohesh dhe shkon në dasmë."
Por për Gertin meraku më i madh ka qenë zgjedhja e kostumit. Sipas tij për dhëndërrin është më e thjeshtë përgatitja, ndërsa për nusen pak më e vështirë."Nga natyra unë jam tip sportive dhe nuk para më pëlqejnë shumë kostumet, por për atë ditë duhej, thotë Gerti. Bashkë me Enadën dolëm dhe kemi zgjedhur kostumin, pastaj rregullimet e tjera për mua si dhëndërr kanë qenë në shtëpinë time."
Teksa vazhdojnë tregimet e tyre mbi organizimin e dasmën Enada pohon se u përpoq atë të ditë të mos ndyshonte shumë. "Doja të isha një nuse e bukur, por e thjeshtë. Ka qenë edhe vetë fustani, me vellon e tij në formën e një kapuci që nuk kërkonin që unë të bëja një model të veçantë floku. Edhe tualet i thjeshtë, pa ngareksa.
Duke ndërhyrë Geryi shton se ai ka qenë i pranishëm edhe gjatë kohës që Enada përgatitej si nuse te parukieria.
"Nga natyra jam tip që nuk para ndërhyjë tek Eanda, por ndihesha mirë teksa shikoja sesi stolisej."
E vetmja bizhuteri në veshjen e Enadës ka qenë një varëse diamante. Ka qenë një dhuratë e Gerdit?
Enada: Po ka qenë një dhuratë e bërë nga Gerdi dhe më duket në ditën e Shën Valentinit.
Gerti: Vërtetë ka qenë një dhuratë e bërë nga unë pak para dasmës, por jo në Shën Valentin. Ti e di që atë ditë ne nuk shkëmbejmë dhurata.
Enada: Është e vërtetë që në atë ditë ne nuk shkëmbëjmë dhurata, por…
Gerdi: Ka qenë pikërisht në ditën e ditëlindjes së Enadës. Më 20 qershor. E kam të fiksuar këtë ditë, sepse është tepër e veçantë për mua. Është dita nuk ne kemi kurorëzuar edhe lidhjen tonë, pra celebrimin.
Enada: Sa i fiksuar që je pas datave. Ndoshta do të më falësh, por si duket në harresë po më ndikon edhe shtatëzania.
Gerti: Për të dy ne nuk është e nevojshme të festojmë vetëm në një ditë të caktuar, të shkëmbejmë dhurata vetëm në një ditë, të jemi të lumtur vetëm në atë ditë. Dhuratat, shkëmbimi i tyre është pjesë e jetës tonë të përditshme.
Ndërsa njerëzit prisnin me padurim ardhjen e çiftit, vonesa e tyre kishte filluar të sillte edhe një shqetësim. Cifti po vonohej, por gjithçka është kaluar teksa në hyrjen e sallës do të shfaqeshin ata të dy, dhëndërri dhe nusja, Enada dhe Gerdi. Ajo si një shtojzavallë, ndërsa ai paksa mondan.
Përse e gjithë ajo vonesë?
Enada: (Duke qeshur) Po sa mirë që i paske marrë informacionet.
Gerti Nuk kam qenë unë shkaktari për këtë. Të garantojë.
Enada: Shkaku isha unë.
Gerti: Është e ditur që gratë janë ato që sjellin më shumë vonesa. Duke dashur të jenë sa më të përkryera e marrin shtruar, me terezi. Jo po flokët, tualeti. Po tek e fundit Enada e meritonte.
Enada: Epo unë e meritoja atë çast apo jo?
Kisha nevojë të merresha pak me vete. Janë ato tre orë që do s'do do merresh me veten. Është puna me stilisten tënde, por edhe mua më ka pëlqyer që në këto festa të ketë pak vonesë me qëllim që të tërheqësh pak vëmendjen, kështu që jo se e bëra me dashje, po ndodhi. Në krahun tjetër unë doja që të gjithë njerëzit të ishin të pranishëm në çastin kur ne do të hynim në sallën e dasmës.
Dhe e cilësuar si një dasmë mes miqve dhe familjarëve për Gertin ajo mbetet e pashlyer nga kujtesa.
Cila ishte e veçanta e dasmës tuaj?
Gerti: Për mua e veçanta e asaj dasme ishte se jo vetëm jam kënaqur, por kam kërcyer aq shumë sa kurrë më parë. Enada nuk njohu ulje në tryezë. Nga fillimi deri në orën katër të mëngjesit ajo vetëm ka vallëzuar. Nuk e di se si nuk është lodhur. Dhe këtë e kishte premtuar me kohë: në dasmë nuk do të linte njeri-të kërcente.
Enada: Për mua ajo është një ditë e veçantë në jetën e një çifti. Plus duke qenë një festë e imja nuk kisha arsye që të mos isha vetë protagoniste e saj. Por në krahun tjetër duke qenë vetë në lëvizje i vura edhe të tjetër në lëvizje që të mos rrinin vetëm para pjatës dhe gotës. Dasma të kishte rritje nga ora në orë. Mua nuk para më kanë pëlqyer gjërat e prera në një dasmë tradicionale, pra, ato nuse që rrinë gjithë kohën ulur, ngrenë gotat me delikatesë, vendosen në një vend të caktuar që mezi lëvizin.
Ke qarë si nuse në dasmën tënde?
Enada: Kam qarë.(Enada ende përlotet) Ka qenë një fjalim i xhaxhait të Gertit dhe urimi i tij, që më përmalluan.
Gerdi: Atëherë është ngritur Enada dhe ka folur diçka për tim at që nuk ishte i pranishëm në dasmën tonë.
Në ato çaste e kam dashur më shumë se kurrë praninë e babait, puthjen e tij në ballë ashtu siç bën çdo prind tjetër, urim e tij për një jetë të lumtur.Më ka munguar shumë.Kisha dëshirë që edhe ai të ishte mes mesh ashtu si ka ndjekur premierat tona. Ashtu doja ta kisha edhe tani që të përjetonte lindjen e djalit tim.
Enada: (E mbërthyer nga ky emocion) Në familjen Vaso të gjithë janë të veçantë, por babai i Gerditishte njeri i mrekullueshëm. Me shpirt artisti, sepse ai ishte vërtetë i tillë. Nuk kam sit a harroj mënyrën se si e ka përjetuar ai ardhjen time në këtë shtëpi, se si më ka trajtuar, se si e ka përcjellë fejesën tonë. Kanë qenë shumë gjëra bashkë dhe janë po ashtu që ai të mbetet i veçanti.
Ka kërcyer në fejesën time sa nuk ndjente lodhje. Nuk mund të harroj duartrokitjet e tij gjatë premierave, pritjet e tij pas kthimit nga shfaqjet. Emocionet që do të rishfaqte edhe një herë. Ishte me botë të gjerë.
Bashkëshortë dhe kolegë
Mjediset e skenës i vendosën në krah të njeri-tjetrit dhe asnjëherë nuk i janë trembur faktit se lidhja martesore do të sillte ndonjë problem në karrirën e tyre, përkundrazi, iu ka dhënë shtysë për të ecur më tej."Për mua thotë Gerti ato janë forcuar. Të dyja: jeta arstike dhe bashkëshortore janë ndërthurur harmonishëm, aq sa mendoj se nuk do të kem asnjëherë probleme."
Duke iu referuar të qenit bashkë Enada shton:"Ka të mirën e vet, por nuk të them se e ka dhe shumë atë të mirë. Ne jemi gjithë kohës bashkë dhe atëherë kur ka gjëra që nuk shkojnë do s'do lirohesh e thua edhe një fjalë më tepër. Sigurisht ndodhin edhe këto gjëra "të pakndëshme" dhe harrrojmë kush na rrethon. Janë ato pak zënkatë vogla që ndodhin për hir të punës që ajo të shkojë mirë, por harrohen teksa ne kthehemi në shtëpinë tonë."
Mamatë i kanë bërë balerinë
Shtysa për të qenë balerinë çuditërisht për të dy kanë qenë nënat.
"Nëna ime ka qenë balerinë në opera dhe ishte ajo shtysa që të bëhesha balerinë. Që në fëmijëri kam patur pasione të tjera siç do fëmijë, por këmbëngulja e nënës time bëri që të jem i tillë. Me kalimin e kohës e kuptova se ishte një profesion që kishte një bukuri specifike ndaj dhe iu përkushtova plotësisht, për të arritur pas një pune këmbëngulëse dhe të palodhshme këtu ku jam. Shkolla "Jordan Misja "në të cilën kam studiuar më ka dhënë shumë. Në fëmijërinë time ato që më trembnin më shumë ishte se çfarë do të ndodhte me mua. Thosha me vete se mbarimi i një shkolle të mesme do të më linte pa punë, do të shkoja ushtarë, më pas ndonjë punë metre turne , ndaj u futa në balet, sepse tek e fundit do të kisha edhe një vend pune të siguruar.
Por për Endaën lidhja e të atit me botën e kulturës dhe artit, punonjës në ministrinë e kulturës, nuk para ka qenë aq favorizuese. I ati nuk ka dashur që Enada të bëhet artiste
" Ime më, tregon Enada, ka qenë dakort që të bëhesha balerinë dhe ndodhi. Dhe pas kaq vitesh nuk e kuptoj se si ndodhi. Ka qenë një ego e tmerrshme për tu bërë balerinë. Ndoshta kam trashëguar diçka nga babai që është i prerë dhe iu shkon deri në fund gjërave. Unë jam e bindur që një njeri që është me një talent dhe këmbëngulës arrin sukses. Bile unë edhe fëmijës tim nëse do të ketë talent do t'i jap këtë rrugë, pavarësisht se të gjithë më thonë që "është e lodhshme, mos e bëni këtë gabim."
Megjithatë ne do t'ia japim atë drejtim, pse jo
të jetë edhe më i famshëm sesa ne.
Duke qeshur të tregojnë se ky profesion i ka lidhur aq shumë me njeri-tjetrin aq sa edhe minutat në mungesë duken orë. Lidhja e tyre i ka zhveshur nga komplekset, hamendësimet, nga xhelozitë.
Tashmë nëse Gerti kërcen me një partnere tjetër, edhe ajo me një tjetër që nuk është Gerti,nuk përbën problem.
Mes një partneri që e dashuron dhe dikujt tjetër. Cfarë ndjesish vijnë?
Enada: Të dy situatat janë të favorshme. Kur je me njeriun tënd, sjellja më e afërt të ndihmon gjatë interpretimit. Por unë me cilindo kam dhënë maksimumin.
Gerti: Edhe unë të njëjtën situatë jetojë. Profesioni mbetet profesion. Kur kërcen me njeriun që dashuron padyshim kërcen edhe zemra.
Arti kërkon edhe sakrifica. Nëse për Enadën vjen një ftesë për jashtë vendit si e pret?
Enada: Nuk kam turp ta them se pa Gertin ndihem bosh. E dua kudo në jetën time.Do t'i përgjigjesha ftesës. Për atë shfaqje, dhe me vrap kthim tek Gerti. Më pëlqen të jem e ftuar së bashku me Gertin. Dua mos ndahem me të. Dhe do përpiqem të kërcej me të. Nuk mund ta pranoj largësine për një kohë të gjatë. Mund të sakrifikoj deri në njëfare mase, por asnjëherë dashurinë, familjen deri në
këte pikë për karrierën. Dua të rri me njeriun e jetës sime. Megjithëse baleti dhe Gerdi janë dy dashuri të mëdha.
Besoj është një kusht që Gerti ia ka vendosur Enadës që në fillim të lidhjes së tyre?
Gerti: Absolutisht jo. Ne e kemi treguar që kemi punuar edhe të ndarë për një farë kohe. Por largimet e gjata është Enada së pari ajo që nuk i pranon.
Enada: E dua ta kem gjithmonë pranë.Mos të ma marrin për xhelozi.
Gerti: Edhe në Kanë Enada vetëm ishte.
Ftesën e kisha dhe unë, nuk kishte asnjë problem për të shkuar. Por ishin përgatitjet për dasmë dhe shumë punë të tjera për t'u rregulluar. E dija që atje Enada kishte nevojë për praninë time. Por ndodhi.
Ndoshta më mirë kështu që të mësohet me largësitë.
Enada Po të jetë të paktën një jave jo më shumë.
Dhe një javë ndodhi në Kanë? Ishte bukur të kërceje me Toni Candeloro?
Enada: Emocioni që kam ndier në skenën e Kanës, ka qenë i paprovuar më parë. Nuk mund ta fsheh edhe tensionin që kam ndier, pasi kërceja përkrah balerinëve shumë të mirë të ardhur nga kompani të mëdha baleti, si dhe para kritikëve dhe koreografëve të mëdhenj. Pjesa që kërceva ishte tërësisht e panjohur për mua, e quajtur "Aubade", për nder të koreografit Serge Lifar, që ka krijuar këtë pjesë, i cili për vite me radhë ka drejtuar Teatrin e Baletit të Parisit. Për të mësuar këtë pjesë kishim një kohë shumë të shkurtër në dispozicion dhe mendoj se ia arritëm. Fakti që të nesërmen fotografia ime ishte në faqe të parë të gazetës, do të thotë që gjithçka ka shkuar mirë dhe ndihem vërtet e lumtur dhe me fat. Kisha fituar "Ylli i Baletit"
Si u ndjetë me Toni Candeloron?
Enda :E konsideroj fat që kërceva me një balerin të këtij niveli, që ka kërcyer me balerinat më të mëdha në botë, duke filluar që nga Carla Fracci, Alessandra Ferri, Anna Razzi, Alicia Alonso, e cila mori edhe çmimin e karrierës. Karriera e tij 25-vjeçare do të thotë shumë, por duke qenë se unë isha mësuar me një tjetër teknikë kërcimi, aq më tepër që gjithmonë kam kërcyer me Gerdin, pata edhe vështirësi. Duhet të ishe e vëmendshme dhe të kishe kurajo kur kërceje me të. Shkoi mirë, gjithsesi unë Gerdin nuk do ta kisha ndërruar me asnjë partner tjetër.
Gerdi: Tani po më bën qejfin.
Enada: Absolutisht jo. Nuk e them vetëm unë këtë. Janë shumë partnere të tjera, shqiptare apo të huaja që kanë kërcyer me Gerdin dhe shprehen te kënaqura. Gerdi ka jo vetëm teknikën të përsosur, por edhe një mënyrë trajtimi brilant të partneres.
E bën atë të ndihet e sigurt në interpetim. Ngritjet, uljet, shumë elementë të tjera janë ato që e bëjnë partneren në krahët e Gertit të gjejë sigurinë. Gerti është kavalier absolut, s'e krahasoj me asnjë, di ku më prek, ku më
le, ia kemi mësuar të tëra njeri-tjetrit.
Ndihet xheloz Gerti nëse Enda kërcen me partnerë të tjera.
Gerti: Po ajo ka kërcyer tashmë. Nuk e njoh xhelozinë.
Enada. As unë
Gerti: Nëse partneri që kërcen Enada ka vërtetë vlerat atëherë unë ndihem mirë dhe i qetë, pasi do të kemi përftim artistik, por nëse partneri lë për të dëshiruar në drejtim intrepretativ dhe artistik vetëm në këtë rast do them "Enada mos interpreto."
Enada: Të njëjtën do t'ia këshilloja dhe ia këshilloj edhe Gerdit. Për vlerat askush nuk bëhet xheloz për njeri-tjetrin në aspektin profesional.
Gerti: Dua të shtoj edhe diçka tjetër. Nuk është Enada ajo që vendos për interpretimet e mia. Vetëm në këtë drejtim jam shumë i prerë.
Enada: (Qesh) Shyqyr që e pohoi me gojën e tij që ta besojnë dhe të tjerët.
Gerti: Ka patur balete që kam kërcyer me Enadën dhe me të tjera partnere në po të njëjtën shfaqje. E rëndësishme është që pjesa të dalë bukur. Të tjerat harrohen.
FAMA NUK IU KA NDYRSHUAR JETËN SHOQËRORE
Edhe pse persona publik, të lakmuar për arritjet e tyre, vazhdojnë të jenë ata të dy Enada dhe Gerdi, që nuk i privojnë nga jeta e tyre e zakonshme. Shkojnë dhe shijojnë atje ku u pëlqen.Vazhdojnë shoqëritë e tyre, nuk iu pëlqen ajo që quhet ndarja shoqërore.Nuk ka ndryshuar asgjë në jetën shoqërore dhe marrëdhëniet me të tjerët edhe pse në një moshë të re janë nderuar pas një spektakli "Dua më shumë Shqipërinë" me një çmim të rëndëishëm si "Ambasadorë të Kombit" E cilësuar si një veçanti ky çmim ruhet me një xhelozi dhe me kujdes.
"Ndihemi mirë, thotë Enada, teksa na përshëndesin, na urojnë njerëz të njohur dhe të panjohur, na telefonojnë , na urojnë tregojnë ngrohtësinë dhe dashurinë e tyre. Është bukur."
Edhe pse e duan kohën e lirë ajo është e paktë tek ata. "Shumicën e kohës ia kushtojmë profesionit dhe pak kohë na mbetet për të dalë me miq dhe shokë.", thotë Gerti. Patinazhi artistik përbën një hobi për të dy ndërkohë që kanë edhe prefereca jot ë pakta për këngët, pikturën, kurse për humorin enada thotë se ndihet edhe me fat në këtë drejtim dhe hedh sytë nga Gerdi.
"Po e drejtë. Më thotë që e kam me tepricë edhe humorin," qesh Gerdi.
Shqetësohen vetëm atëherë kur të tjerët pëpiqen të gërvishin në jetën e tyre, por nuk iu kushtojnë shumë rëndësi, përderisa si thotë Enada ajo është e qetë në jetën e saj me Gertin në krah. Duke e ngacmuar Gertin dhe hedhur dorën në qafë të thotë:"Deri tani nuk më ka lënë shkak shton Eanda ,pastaj unë vë në shfrytëzim edhe një shqisë të gjashtë për të kuptuar se diçka nuk shkon. Nuk ka grua në botë të mos e ndjejë një gjë të tillë, por deri tani jemi mirë."
VITI 2008, VITI I FËMIJËS SË ÇIFIT VASO
Ndërsa janë duke pritur një tjetër ndryshim në jetën e tyre, ardhjen e një fëmije Gerdi ndjehet i lumtur, ndërkohë që shton se për hir të karrierës e kanë vonuar ardhjen e tij në jetë.
Si pritet ardhja e djalit në jetë tek çifti Vaso.
Gerti: Duhet të kishte ardhur më parë në jetë. Nëse do të kishte ndodhur atëherë atë do ta kishim si shok tani, besoj në klasën e parë. Nuk di se si ta shpreh. Shpesh herë flasim për beben, për emrin. Rri dhe i ledhatojë barkun Enadës. Ndjej lëvizjet e tij dhe lumturohem.
Enada: Në të vërtetë doja të ishte një vajzë, por duke qenë djalë Gerti rri e rri dhe më flet për shumë emra futbollistësh. Si duket atje e ka mendjen për emrin.
Gerti: Më ka ndryshuar për mirë shtatëzania e Enadës. Më ka bërë më të ndjeshëm. E kundërta ka ndodhur gjatë këtyre muajve me Enadën. Ajo ka qenë e shqetësuar ngaqë ka qenë larg skenës si balerinë.
Enada: Mëse e vërtetë. Nuk e kuptoj qenia time larg skenës edhe pse gjatë këtyre muajve kam qenë në pozitat e koreografes. Të interpretosh është tjetër gjë. Jeta vetë.
Mendon se do të jetë Gerti një baba komunikues metë birin?
Gerti: Bile unë edhe tani flas me të, por nuk i them asgjë Enadës.
Enada: E vërtetë. Nuk gënjen. E pyes se çfarë përshpërit teksa vendos dorën dhe ndjek lëvizjet e bebit, por gjithçka e di vetë ai.
Gerti: Kush e ka provuar këtë ndjesi besoj më kupton edhe mua.
Enada: Gjatë këtyre muajve në një shfaqje Gerdi kishte një monolog. Unë isha aq e dhënë pas lojës së tij, kur befas bebi filloi të lëvizte. Më dukej sikur thoshte "Mos u shqetëso. Babai do të dalë mirë sonte"
Gerti: Ja me këto merret Enada dhe pastaj fillon lotët breshërimë që nuk ka zot t'ia ndalojë.
Enada: Bile Gerti më ka thënë që do të jetë i pranishëm edhe në lindjen e djalit. Janë ndjesi që rrallë provohen ndoshta dy- tre herë në jetë.
Gerti: Po pse jo moj zemër edhe katër herë.
Enada: Nëse do të isha më e re pse jo. Por kemi ende rrugë të gjatë për të bërë në karrieren tonë.
Gerti: Po nuk ka problem. Ti vazhdo bëj fëmijët, unë vazhdoj karrierën.
Enada: E rëndësishme është të jenë fëmijë të mrekullueshëm. Ne e dimë do të na shtojnë prokupimet familjare, për të tjera si të jetë thënë. Shqetësimi im është mirëedukimi i tyre, shkollimi.
Pse e pret me padurim lindjen e këtij fëmije?
Enada: Sepse dua të jem në skenë. Largësia nga ajo më duket tronditëse. Aktualisht nuk më mungon agjë: lumturi në çdo aspektet, profesional, private, kam në krah njeriun më të mrekullueshëm të jetës time Gerdin, por kënaqësia më e madhe është kërcimi në skenë.Kur jam në skënë jam edhe me Gerdin, shokun e jetës time.
Ndryshimi në jetën e bashkëshortëve Vaso, Enadës dhe Gerdit, është punë javësh. Nga dy, brenda janarit do të bëhen tre, ndërsa më tej do të vazhdojnë jetën e tyre artistike që është e mbushur me të tjera vepra dhe spektakle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›