E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërxhaliu: Në Serbi ka ende varreza masive

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu beson se ende ka varreza masive në Serbi, e aq më tepër kur ka informata për vendndodhjen e varrezave masive në Medvegjë.
"Sipas informacioneve, Serbia ka thënë në një farë forme se, nuk ka më varreza në Serbi. Por, unë, personalisht dhe profesionalisht nuk besoj. E aq më tepër kur ka informata për vendndodhjen e varrezave masive në Medvegjë", ka thënë Gërxhaliu.

Një ekip AD-HOC, me 29 prill, do të shkojë në Medvegjë për të kontrolluar vendin ku supozohet se ka varrezë masive bëri të ditur Gërxhaliu.
Pas luftës në Kosovë, kanë rezultuar 5.650 persona të zhdukur. Që nga ajo kohë e deri më tani janë identifikuar 3.800 persona, pra mbi 90 për qind të rasteve. Por, edhe 1.863 persona ende janë të pagjetur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›