Zyrtari i "Foreign Office" ironizon Papën
Një incident diplomatik i provokuar nga një funksionar i ri, i cili tashmë është larguar nga posti që mbante, rezikon të ndryshojë klimën e pritjes për vizitën e Papës në Britaninë e Madhe, të parashikuar nga data 16 deri në 19 shtator të këtij viti. Në qendër të polemikës është një dokument i brendshëm i ministrisë së jashtme britanike, i përfshirë në një dosje lidhur me përgatitjet për ngjarjen, e titulluar "«ja çfarë duhet të ndodhë në një vizitë ideale...». Një pjesë e dokumentit ka përfudnuar në redaksinë e "Sunday Telegraph", e cila ka publikuar disa nga këto paragrafë. Në këtë dokument specifikohet ndër të tjera se pjesë e programit të vizitës do të ishtë "një duet ndërmjet Papës dhe mbretëreshës Elizabeta". Më pas vijojnë provokime absurde dhe të papërshtatshme të tilla si "Papa do të bekojë një martesë homoseksuale, do të inaguronte në një spital një repart për abortet dhe do të lanconte një lloj të ri prezervativi të markës "Benedikt".
Qeveria britanike i ka kërkuar ndjesë për Papa Benediktit të XVI-të, për një material të ministrisë së jashtme. Shumë nga idetë në këtë dokument janë "qartësisht të gabuara, naive dhe të aspak respektuese " thuhet në deklaratën e bërë nga zyra për marëdhëniet me jashtë në Britani, të dielën. Personi që e ka hartuar memorandumin ndërkaq është transferuar në një detyrë tejtër. Atij i është thënë verbalisht, por edhe me shkrim se ky ishte një gabim shumë serioz i të gjykuarit- shtoi zyra e jashtme. Vatikani është i palëkundur në qëndrimin e tij, përsa i përket mospërdorimit të prezervativëve për çfarëdolloj arsyeje, dhe nuk i përkrah aspak martesat homoseksuale. Në materialin në fjalë sugjerohet gjithashtu se Papa mund të emëroje një priftëreshë femër apo lejojë abortin në një klinikë, por të dyja këto deklarata bien totalisht në kundërshtim me doktrinën katolike romane. Materiali përmban edhe një sërë referencash lidhur me skandalin e abuzimit të fëmijëve nga klerikë të Kishës Katolike, ku ndër të tjera thuhet se papa do të propozonte edhe një linjë të vecantë për fëmijët, një hotline, ku mund të denonconin edhe priftërinjtë. Ndërkaq ka ardhur edhe reagimi nga Vatikani. "Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e ka sqaruar tashmë këtë çështje dhe nuk kam asgjë për të shtuar," ka thënë zëdhënësi i vatikanit Federico Lombardi. Ndërsa Jack Valero, një zëdhënës i Konferencës së Peshkopëve katolike 'në Angli dhe Uells, e ka cilësuar këtë dokument "shaka që shkoi përtej kontrollit". Benedikti do të zhvillojë një vizitë 4 ditore në Angli dhe Skoci në shtator.