E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi-Serbi-Bosnje, samit për paqe në Ballkan

Turqia ka hedhur një hap historik për paqen në Ballkan. Presidentët e Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë u takuan në Stamboll me pritjen e Presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl.
Qëllimi i këtij takimi ishte paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në Ballkan. Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnje Hercegovinës Haris Slaxhiç dhe Presidenti i Serbisë Boris Tadiç u mblodhën në Pallatin çeraan.

Pas Samitit liderët dolën përpara kamerave. Presidenti Abdullah Gyl tha se samiti kishte kaluar në një atmosferë shpresëdhënëse për qetësinë, stabilitetin dhe mirëqenien e Ballkanit. Ai u shpreh se liderët e Bosnjës dhe Serbisë për herë të parë takohen në një formë të tillë. Gyl e cilësoi takimin si një takim historik.
Më pas Presidenti turk shprehu urimet e tij për hapat që liderët kishin hedhur përpara samitit. Ai tha se për jetesën në qetësi dhe mirëqenie të Ballkanit, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja do të jenë streha e madhe e tyre dhe theksoi në këtë pikë rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.
Abdullah Gyl bëri të ditur se në muajin korrik Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ahmet Davutollu do të marrin pjesë në ceremonitë e përkujtimit të 15 vjetorit të Masakrës së Srebrenicës. Ai shprehu dhe kënaqësinë e tij kur mori vesh se edhe lideri serb Tadiç dhe lideri boshnjak Slajxhiç do të jenë prezentë atje.
Lideri boshnjak Slajxhiç falënderoi Turqinë për përpjekjet e saj për normalizimin e marrëdhënieve të Bosnjës si me Serbinë ashtu edhe Kroacinë. Ai u shpreh se qytetarët e Bosnjës kërkojnë paqe, qetësi dhe mirëqenie, prandaj do të bëhet çdo gjë e mundur për të realizuar synimin e anëtarësimit në BE.
Edhe lideri serb Tadiç tha se në historinë e Ballkanit herë pas here ka pasur kontradikta por tani është koha e fillimit të një periudhe të re. Ai u shpreh se Serbia është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë e saj në këtë periudhë të re dhe ajo e mbështet dhe e pranon pavarësinë e Bosnje Hercergovinës.
Nga Samiti Turqi-Serbi-Bosnje kanë dalë vendime të rëndësishme. Presidenti i Bosnje Hercergovinës Slaxhiç do të shkojë në Beograd. Nga ana tjetër u vendos që Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan së bashku me Presidentët e Bosnjës dhe Serbisë, Slaxhiç dhe Tadiç do të marrin pjesë në programet e përkujtimit të masakrës së Srebenicës në muajin korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›