E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungari, zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare

Në Hungari zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare. Votimi do të zhvillohet në 57 zona, me sistem maxhoritar, ku pas raundit të parë më 11 prill nuk u arrit të merrej mandati.
Në 119 zonat e tjera kanë fituar kandidatët e partisë konservatore Fidesz, e ish dhe kryeministrit të ardhshëm Viktor Orban, i cili pas votimeve të sotme pritet të arrijë dy të tretat e parlamentit të ardhshëm.
Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00 dhe rreth orës 22 komisioni zgjedhor kombëtar do të publikojë rezultatet. Ky raund balotazhi zhvillohet në 57 qendra votimi, pasi në asnjërën prej tyre, asnjëri nga kandidatët nuk arriti shumicën e duhur. Para dy javësh në Hungari u shënua ndërrimi i pushtetit. Partia Konservatore e Djathtë, FIDEZ me kandidatin e saj kryesor, Viktor Urban arriti 53% të votave. Ndërsa socialistët qeverisës kapën vetëm 19% të votave. Balotazhi i sotëm vendos nëse partia konservatore e djathtë, FIDEZ do të arrijë mazhorancën e më shumë se dy të tretave në parlamentin e ri. Vëzhguesit zgjedhorë e cilësojnë të mundshme një mazhorancë të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›