Maqedoni/ Sondazhi: 65 përqind e të anketuarve nuk duan ndryshimin e emrit
Sipas një anketimi të realizuar nga Instituti për Demokraci " Societas Civils", 65 për qind e qytetarëve të Maqedonisë vlerësojnë se Maqedonia nuk duhet ta ndryshojnë emrin kushtetues, si kusht për hyrje në NATO.
Nga të anketuarit të cilët negativisht janë deklaruar për ndryshimin e emrit si kusht për hyrje në NATO, 84 për qind janë maqedonas, 7,1 shqiptar dhe 8,9 % nga komunitetet e tjera në vend.
Në pyetjen se si do të votonin nëse javën e ardhshme mbahet referendum për hyrjen e Maqedonisë në NATO, pozitivisht janë përgjigjur 80,2 për qind e të anketuarve, ndërsa 10.8 për qind janë përgjigjur negativisht.
Numri më i madh i të anketuarve pozitivisht e kanë vlerësuar edhe punën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe rolin e Ushtrisë së Maqedonisë në misionet paqeruajtëse. Anketa është realizuar me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, për periudhën 2 prill deri në 10 të po këtij muaji.