E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti ia kthen dëgjimin!

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 19:30

Robert Valderzak, 75 vjeçar nga Washingtoni , papritmas ishte rrëzuar dhe në atë moment edhe i kishte humbur dëgjimi . Kishte disa muaj që ai nuk po dëgjonte më.

Tërmeti që ndodhi para disa ditësh, duket se tek ky njeri ka ndikuar pozitivisht , në krahasim me shumë njerëz që u trishtuan nga frika .

Ai ka thënë se që nga ajo ditë po ndihet si më parë, sepse tërmeti që ndodhi si duket ia ka kthyer dëgjimin .

Në ditën që ndodhi tërmeti 5.9 shkallë të Rihterit, ai ishte i vetmi njeri që kërcente i gëzuar, duke i treguar anëtarëve tjerë se po dëgjonte gjithçka.

Gjithashtu ka treguar se në ditën që iu kthye dëgjimi, ai po rrinte shtrirë në shtrat kur përnjëherë iu dridh trupi dhe kuptoi se po dëgjonte zëra dhe zhurma si më parë.

Mjekët besojnë se gjatë ndodhjes së tërmetit, nga vrima e veshit atij i ka dalë uji, nga i cili nuk kishte dëgjuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›