E Shtunë, 31 Tetor 2026

Geti i “Tingulli 3-nt” merret në pyetje nga policia



Reperi kosovar Getoar Selimi, i njohur në botën e muzikës si
Geti, është marrë në pyetje nga forcat policore të SHPK-së pas grindjes me të afërmin e tij të njohur si Gold AG i cili po ashtu është pjesë e muzikës kosovare. Sipas mediave grinja e vërtetë ka ndodhur me kushëririn e Gold AG. “Gold AG nga frika është larguar nga vendi i ngjarjes dhe e ka lënë në “baltë” djalin e xhaxhait të tij duke mos e ndihmuar aspak”,- ka thënë një burim që ka qenë pranë vendit të ngjarjes. Të dy personat janë shoqëruar në polici për t’u pyetur rreth shkaqeve të grindjes së tyre. Më pas ata janë lënë të lirë nga Shërbimi Policor i Kosovës. Rreperi i famshëm njihet edhe si producent i shtëpisë diskografike “Baba Records” e cila këtë verë pritet të nxjerrë në treg albumin e 5 të grupit “Tingulli 3nt” të cilin ai përfaqëson prej kohësh. Albumi i ri titullohet “Pika për vesh” dhe pritet të jetë hit i kësaj vere. Të pranishëm në videoklip do të jenë edhe Memli (Ritmi i Rrugës), Etno Engjujt (Gentz), Trakla, Lyrical Son, Da Ghost, Real 1, DJ Blunt, Don Pizhi, MC Kresha, Bim Bimma, Skillz, Viagra, Big Basta, Soni dhe Patrick Brizard. Geti ka bashkëpunuar më herët me këngëtaren shqiptare Elvana Gjata dhe këngëtarë të tjerë të njohur në vendin tonë.

16 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›