E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jay-Z: “Kur këndoj live, imagjinoj publikun e zhveshur”



Kur këndon live në skenë fantazia e tij shfrenohet në maksimum. Reperi i njohur amerikan Jay-Z i cili pati mundësi të këndonte në skenën e Festivalit Glastonburi është shprehur se në ato ccaste imagjinonte publikun para tij të zhveshur. “Ata janë thjesht njerëz. Nuk është me rëndësi a janë 11 ose 11 mijë. Unë thjesht i imagjinoj ata të zhveshur”- është shprehur Jay-Z. Lidhur me Festivalin Glastonburi i impresionuar këngëtari tha se ai ngjante më shumë me një qytet sesa me një festival. “Ccdo gjë ishte e përkryer. Ai nuk ishte festival, ishte një qytet i tërë”,-tha Jay-Z i cili është martuar me këngëtaren e famshme Beyonce Knoëles. Problemi i tyre është thjesht zgjedhja e përbashkët për të qënë këngëtarë. Por kur nuk ngujohen në studiot e inccizimit ata përfitojnë të shkojnë në festivale dhe turne anë e mbanë botës. Knëngëtarit i mungon aq shumë bashkëshortja e tij kur janë larg sa do të jepte gjithccka vetëm të ishte me të. Në vizitën e tij të fundit në Nigeri Jay-Z ka kërkuar një shalqi, pasi ky frut i kujtonte trupin e Beyonces. Kërkesa e dyshimtë është intrepretuar në mënyra të ndryshme nga mediat. Mbase ai i shikon të dyja gjërat të lidhura ngushtë me njëra tjetrën “femrat dhe frutat” vetëm se të dyja duhet të jenë të zhveshura! Disa njerëz vërtet i merr malli shumë për partnerët e tyre por ti krahasosh ato me fruta, nuk kishte ndodhur më parë. Ccmund të ndodhë me Beyoncen më pas? Cclloj fruti do të kërkonte ajo në vend të bashkëshortit të saj?

16 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›