E Diel, 1 Nëntor 2026

Gezim Metaliaj: Ja kerkesat tona qe te na lehtesohen vuajtjet

Gezim Metaliaj, 30 vjecari nga Tropoja eshte nje tjeter person me aftesi te kufizuara, i cili kerkon me shume te drejta. Keshtu, me rastin e dites boterore te personave me aftesi te kufizuara, Gezimi kerkon qe te rritet pagesa e paketes higjieno-sanitare, e cila aktualisht eshte 12 mije leke. "Para pak kohesh na u premtua se kjo shifer do te arrinte ne 30 mije leke, por jemi ende ne pritje", tregon Gezimi. Kerkesa e dyte qe ka Gezimi dhe te gjithe personat e tjere te kesaj kategorie, eshte qe per shoqeruesit e tyre te njihet sherbimi si vjetersi pune. Aktualisht, personave me aftesi te kufizuara u jepen 8700 leke per te paguar shoqeruesit, ndersa ata kerkojne qe kjo pagese te shkoje ne 17 mije leke, ose sa nje page minimale. Gjithashtu, Gezimi kerkon edhe rritjen e mases se karburantit ne 80 litra ne muaj. Gjithashtu, personat me aftesi te kufizuar i kerkojne qeverise t'u siguroje mjetin me te domosdoshem te jetes se tyre, karrocat elektrike. Ne aktivitetin e djeshem mori pjese edhe ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shnaseve te Barabarta, Anastas Duro, i cili premtoi pagese te diferencuar, sipas shkalles se paaftesise fizike. Ndersa, drejtori i Pergjithshem i Sherbimit Social Shteteror, Mihal Naco tha se aktualisht pagesen e paaftesise e perfitojne 116 960 persona ku bejne pjese te verber, para e tetraplegjike, persona te paafte mendore e fizike si dhe invalidet e punes. Nga ky vit ne kuadrin e perpjekjeve per zgjerimin e tipologjise se sherbimit per PAK eshte ndermarre ne nivel kombetar nje veprimtari e gjere qe synon permiresimin e struktures kombetare te sherbimeve sociale per personat me aftesi te kufizuar duke reduktuar sherbimin e mbyllur rezidencial ne favor te sherbimit te decentralizuar dhe komunitar si dhe duke aplikuar gradualisht edhe format me moderne te sherbimit.

Karroca "Ështe mjeti jetik per ne. Ajo eshte shtepia, makina, gjithcka per ne", thote Gezim Metaliaj. Sipas tij, nese nje person i paralizuar nuk ka mundesi qe te kete nje karroce, atehere, atij i priten te gjitha shpresat. Mesohet se vlera e nje karroce shkon ne rreth dy mije euro, shifer e larte per kete kategori.

3 Kerkesa Jane me thelbesoret per personat me aftesi te kufizuar. Behet fjale per rritjen e pageses se paketes higjieno-sanitare, per shoqeruesit e tyre te njihet sherbimi si vjetersi pune dhe rritja e mases se karburantit, ne 80 litra ne muaj. Sipas personave me aftesi te kufizuar, kjo do t'u lehtesonte jeten.

117 Mije Persona ne vend e perfitojne pagesen e paaftesise. Behet fjale per te verber, para e tetraplegjike, persona te paafte mendore e fizike si dhe invalidet e punes. Ministri Duro premtoi dje se do te rivleresohet paaftesia dhe do te behet pagese e diferencuar, sipas shkalles se paaftesise.

Punishtja "Miresia" eshte e vetmja ne vend, ne te cilen prodhohen karriget me rrota. Ne te, jane punesuar pese persona me aftesi te kufizuara. Gjate nje vizite, Duro u njoh me problemet dhe kerkesat e drejtuesve dhe punonjesve te punishtes dhe premtoi mbeshtetje per nisma te tilla.

Se shpejti ne universitetin e Vlores do te ndertohet nje njesi e specializuar per te mundesuar edukimin e te rinjve me aftesi te kufizuara. Kjo do te jete hera e pare qe behet dicka e tille, pasi rreth 24 mije femije deri tani nuk kane mundur te marrin dijet baze te arsimit, per shkak te infrastruktures.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›