Legalizimet, lista e plote e 6 mije emrave

Legalizimi i objekteve te ndertuara ne menyre informate nga banoret ne te gjithe vendin, ka nisur procesin duke u celur driten e gjelber rreth gjashte mije familjeve te para. Gazeta "Koha Jone", publikon sot per here te pare, listen e plote te te gjithe qytetareve qe perfitojne nga nje vendim i vetem i Keshillit te Ministrave qe ka nxjerre zonat dhe objektet qe jane bere gati per t'u ligjeruar ne rrethe te ndryshme te vendit.
"KJ" publikon listen e plote edhe per shkak te shume telefonatave dhe email-eve qe kane ardhur nga lexues te ndryshem. Ata evidentojne faktin se ditet e fundit ne disa media te shkruara qarkullojne shume lista mbi emrat e familjeve qe do t'u legalizohen shtepite. Duke qene se keto lista kane dale pjese-pjese dhe jane pasqyruar ne menyre fragmentale qytetaret shprehen se ata nuk jane sqaruar aspak, madje jane bere me konfuze. Kjo pasi diku del nje liste nga zone e caktuar, ne nje tjeter gazete del nje tjeter liste, me emra te tjere po per te njejtin qytet, apo rreth. Qytetaret pohojne se shume prej tyre nuk e gjejne emrin nga prerjet e listes se asaj dite per t'u vazhduar ne dite te tjera, kurse disa e kane gjetur emrin mese njehere, megjithese kane vetem nje shtepi per legalizim. Per te sqaruar qytetaret, redaksia e "Koha Jone", po boton te plota emrat e afro 6 mije familjeve qe do t'u legalizohen banesat e dyqanet.
Ferdinand Shehu, nendrejtor i ALUIZNI-t, tha dje per gazeten "KJ", se ne fakt, me daten 4 nentor te ketij viti ka pasur vetem nje vendim qeverie mbi listen e ish pronareve, te cilet do te kompensohen nga legalizimi. Ai sqaron edhe se me daten 11 nentor eshte dhene nga qeveria vendimi mbi zonat ku do te legalizohen ndertimet pa leje, duke iu bashkangjitur dhe emrat e afro 6 mije familjeve qe do t'u legalizohen shtepite. Shehu siguron se kjo eshte vetem nje liste dhe i perket vetem nje vendimi qeverie dhe jo disa vendimeve, sikunder eshte krijuar mendimi dhe eshte shprehur konfuzion nga lexuesit.
Nderkohe eshte bere gati per t'u miratuar ne Qeveri, vendimi per legalizimin e shtesave te pallateve, duke perfshire si shtesat anesore dhe ne rastet kur firmat e ndertimit kane bere shtesa katesh, apo kane dale nga projekti. Ndersa me daten 26 nentor eshte miratuar harta e vleres se tokes, ne baze te se ciles do te kompensohen ish pronaret nga Agjencia e Kthimit e Kompensimit te Pronave. Ne cdo rast, ne listat e miratuara per legalizim jane perfshire vetem ato familje, te cilat kane paguar taksat si te sherbimit, apo te ndikimit ne infrastrukture, me pas ato do te kryejne pagesat e tjera. Ne listat e bera gati per t'u miratuar nga Qeveria per shtesave e kateve te pallateve te ngritura pas vit 1993, jane perfshire vetem ato firma ndertimi, te cilat i kane paguar detyrimet fiskale.
"Koha Jone" do te botoje ne ditet ne vazhdim, hap pas hapi, listat e reja te ndertimeve qe futen ne procesin e legalizimit.