E Diel, 1 Nëntor 2026

Agustini, tetraplegjiku qe nuk shkon dot ne shkolle

Ështe vetem 12 vjec, e megjithate fati i keq ka bere qe ai te mos ece kurre me kembet e veta. Agustin K. nga Shkodra ka lindur tetraplegjik dhe nuk e ka provuar kurre se cdo te thote te ece, te lodroje apo te vrapoje, teksa luan me shoket. Pamja e tij engjellore eshte sinkronizuar me se miri me zgjuarsine, edhe pse nuk ka pasur mundesi te ndjeke arsimin baze si gjithe te tjeret. E, kjo eshte endrra e tij me e madhe, pervec asaj qe po fiket, te ngrihet ne kembe.

Shkolla

Agustin K. nuk di te shkruaje dhe te lexoje si moshataret e tij. Gjithe cfare di, eshte ajo qe i ka mesuar e ema ne kushtet shtepiake. Karroca me rrota eshte vendi i tij i perjetshem, per shkak te paralizes se rende e cila e shoqeron qe ne lindje. Pikerisht kjo paaftesi fizike e ka penguar qe te shkoje ne shkolle si gjithe te tjeret. Kupton gjithcka ndodh rrotull tij, por nuk ka mundesi ta preke apo ta shijoje. Megjithate, 12-vjecari e ka pranuar fatin e tij te perjetshem, por nuk pranon dot faktin se nuk ka mundesi te marre dijet qe marrin te gjithe bashkemoshataret e tij. "Kam shume deshire te mesoj shkrim e kendim, madje edhe dije te tjera me te avancuara, ne perputhje me programin e shkolles. Nena ime eshte perpjekur shume te me fuse ne shkolle, por kushtet nuk e kane mundesuar nje gje te tille", thote Agustini. Syte e tij jane mjaft te brishte, shprehes dhe engjellore. Por fati nuk eshte me te. Nena e Agustinit tregon se ka trokitur ne dyert e shkolles 9-vjecare ne Laprake per t'i siguruar femijes ambient te pershtatshem, por asgje nuk eshte bere deri tani. Sipas nenes se 12-vjecarit, shkak eshte bere mungesa e infrastruktures per vogelushin e saj dhe nga ana tjeter, mesuesit i kane kerkuar qe ai te kete shoqerues me vete, per vete karakterin e semundjes qe e shoqeron gjate gjithe jetes.

Apeli

Pikerisht me kete ka te beje edhe apeli i vogelushit. "I lutem bashkemoshatareve te mi, qe per fat te mire nuk jane si une, te me ndihmojne duke me shoqeruar, qe edhe une te vazhdoj shkollen si gjithe te tjeret", thote ai. Jo vetem Agustini, por rreth 3 per qind e femijeve shqiptare me aftesi te kufizuara, nuk shkojne ne shkolle. Kjo per faktin e vetem se shkollat e vendit nuk jane te pershtatshme per kete kategori femijesh, e mete qe fatkeqesisht i ka perjashtuar keta te mitur nga e drejta e tyre me themelore, ajo e arsimimit. Ne diten boterore te personave me aftesi te kufizuara institucioni, direkt pergjegjes per mireqenien e tyre, premton lehtesira ne arsimimin e femijeve fatkeqesisht te perfshire ne kete kategori. Keshtu, Ministria e Punes, ben me dije se se shpejti ne Universitetin e Vlores do te ndertohet nje njesi e specializuar per te mundesuar edukimin e te rinjve me aftesi te kufizuara. Fondacioni shqiptar per te drejtat e personave me aftesi te kufizuara evidenton se zyrtarisht ne vend numerohen 117 mije persona me aftesi te kufizuara, qe perllogariten rreth 3 per qind e popullsise vendase, por numri i atyre qe nuk raportohet nga shteti dhe qe nuk perfitojne sherbime sociale eshte gati dy here me i madh. Por pavaresisht kesaj te gjithe PAK ne Shqiperi ndeshen me barriera te medha. Me rastin e dites nderkombetare te njerezve me AK, fondacion Vodafone Albania ka ndihmuar ne projektin e prodhimit te karrigeve me rrota, ku 40 te tilla jane dhuruar ne kuader te kesaj dite. Per vitin ne vijim, Vodafone ka nenshkruar me fondacionin shqiptar per te drejtat e PAK marreveshjen per prodhimin e 90 karrigeve te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›