Politika, e ndare per refuzimin e Kodit nga Topi
Forcat politike e interpretuan dje ne kendveshtrime te ndryshme kthimin ne Kuvend per rishikim, te Kodit Zgjedhor te sapo miratuar. Partia Socialiste qe se bashku me mazhorancen e votoi dy jave me pare, u shpreh e gatshme te korrigjoje vetem ate nen per te cilin shpreh shqetesim kreu i shtetit, pa asnje nderhyrje tjeter. "PS, e mirekupton kerkesen e Presidentit per saktesimin e nuances juridike qe lidhet me afatin ligjor per nxjerrjen e dekretit per daten e zgjedhjeve, pavaresisht faktit se ne kendveshtrimin tone, ky afat eshte nje parim i pergjithshem qe vendoset ne Kodin Zgjedhor dhe Presidenti nuk ka aktualisht asnje pengese per dekretimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutes", reagoi selia roze. Ndersa per kreun republikan Arian Madhi, nje situate e tille vetem sa krijon konfuzion. Ndryshe e interpretuan partite e vogla, LSI dhe PDK, deputetet e se cilave hyne edhe ne greve urie pikerisht qe Kodi i ri te mos votohet. Ata e vleresuan si nje mundesi qe Kodi te rishikohet me konsensus te gjere. Jo vetem per ato nene qe kerkon kreu i shtetit. "Ne gjykojme, se ky moment i mos dekretimit te Kodit Zgjedhor, duhet te perbeje nje rast te mire, per te reflektuar jo vetem per elemente, te cilet jane bere baze per kthimin e Kodit, por edhe per ceshtje te tjera, te cilat kane te bejne me vete permbajtjen e Kodit, sidomos lidhur me ato dispozita qe kane te bejne me administrimin e procesit zgjedhor", tha deputeti i LSI-se, Pellumb Xhufi. Sipas tij, kthimi nga kreu i shtetit, vertetoi se Kodi i ri Zgjedhor shkel Kushtetuten. Po keshtu dhe kreu i PDK-se Nard Ndoka u shpreh se ky veprim verteton se ligji zgjedhor u miratua nga PD-PS me urdher politik, e ndaj tashme duhet t'i kthehet dinjiteti Kuvendit. "PDK vlereson se tani qe Kodi Zgjedhor rivjen ne Parlament per te bere ndryshimet e kerkuara nga Presidenti, PD e PS kane rastin te rikthejne dinjitetin e Parlamentit dhe te procesit te ardhshem elektoral, duke marre ne shqyrtim kerkesen e PDK dhe te disa partive te tjera parlamentare per hartimin e nje Kodi te besueshem, te drejte, gjitheperfshires dhe kosensual", tha Ndoka. Rozeta Rapushi
Perplasjet
Rinisin debatet per Kodin Zgjedhor. Kur te gjithe mendonin se sherri per ligjin zgjedhor u mbyll, Presidenti e riktheu dje ne qender te politikes, ku partite e vogla qe ishin kunder ligjit, e shohin si mundesi korrigjimi.
112 Vota Mori Kodi i ri Zgjedhor rreth dy jave me pare ne Kuvend. Ai u miratua me konsensus te plote nga dy forcat e medha politike PD-PS, si dhe disa parti te vogla te spektrit te djathte, duke sjelle njeheresh dhe distancimin e PDK e LSI nga dy ish-aleatet e medhenj.
6 Muaj Kane mbetur nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, prej ku do te dale dhe perberja e Kuvendit te ri. Ne kete situate Parlamenti vijon debatet mbi Kodin, i cili pritet te behet serish arene e debateve mes dy partive te medha dhe partive kontestuese.