E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oto “Maksimal,” neser mbush 75-vjeç

"Shikoni, mosha nuk është kaq e rëndësishme. Unë jam sërish në top-formë, ndihem sigurisht dhjetë vjet më i ri". Kjo deklaratë i përket Oto Baricit, trajnerit simpatik të Kombëtares shqiptare, i cili do të festojë nesër në qytetin kroat Porec 75-vjetorin e lindjes së tij.
Ish-trajneri kampion i Insbrukut, Rapidit dhe Salzbburgut ishte në qëndër të vëmendjes se medias austriake. Baric, i cili fitoi dy ndeshjet e fundit me Luksemburgut, pohoi për Agjencinë zyrtare austriake të lajmeve, APA, se Shqipëria ka tre-katër lojtarë klasi, të cilët mungojnë në Kombëtaren austriake.
Tekniku karizmatik, më i suksesshmi në Austri me shtatë tituj kampionë të fituar, foli edhe për të ardhmen e tij në Shqipëri. "Ndihem shumë mirë. Unë kam jetur lojtarë të rinj dhe kam sjellë një gjenaratë të re në ekip. federata dhe njerzit në Shqipëri janë shumë të kënaqur me mua. Kontrata ime është deri në fund të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian, por jam gati që pas dy muajsh, të rinovoj atë, nëse edhe nga federata vjen një kërkesë e tillë".
Deklaratat e Baricit në median austriake sollën edhe reagimin e shumë fansave përmes forumeve të faqeve të internetit. "Vëtëm fakti, që Austria është pas Shqipërisë në renditjen e FIFA-s (Shqipëria e 69-ta, Austria e 83-ta) është një gjendje e trishtueshme, e cila duhet përshkruar jo me ngjyra gri, por me faktikshit me të zeza", shkruan një fans në forumin e sitit standard.at, që i përket një prej gazetave më të mëdha në Austri. Austria, e cila nuk merr pjesë në fushatën kualifikuese të Euro 2008, pasi është vend orginazator i finaleve së bashku me Zvicrën , i ka humbur tri ndeshjet e fundit miqësore nën drejtimin e Hikersberger. Barici, me sa duket i dashuruar me Shqipërinë, nuk mendon aspak se do të rikthehet si trajner në Austri.
"Nëse ndonjë klub i mirë me vizione të qarta, do të më propozonte si drejtor sportiv, do të pranoja. Por, në Austri, klube të tilla maksimalisht jane tre ose katër ekipe".
Baric, pohoi për gazetën "Die Presse" se shqetësimet e tij të mëparshme (problemet me frymarrjen), nuk ekzistojnë më dhe se ai është plot energji dhe i gatshëm të marrë përsipër sfida në Europën në të cilën u bë i famshëm. Baric arriti me dy ekipe të ndryshme në një finale të kupave të UEFA-s: me Rapidin në finalen e Kupës së Fituesve të Kupave dhe me Salzburgun në Kupën UEFA.

Oto "Maksimal"

Otto Baric është lindur më 19 qershor 1932, në Eisenkappel, Austri. Sukseset më të mëdha si trajner: finalist në Kupën e Kupave: 1985 (Rapid), finalist në Kupën UEFA si: 1994 (Salzburg), 7 herë kampion i Austrisë: 1971, 1972 (Insbruk), 1983, 1987, 1988 (Rapid), 1994, 1995 (Salzburg), 1 herë kampion i Kroacisë: 1997 (Dinamo Zagreb), 3 herë fitues i Kupës së Austrisë: 1984, 1985, 1987 (Rapid), 1 herë fitues i Kupës së Kroacisë: 1997 (Dinamo Zagreb).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›