E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova, “misioni i pamundur” bardheblu ne Champions League

Trajneri Sulejman Starova do ta provojë edhe njëherë tjetër kapërcimin e turit të dytë, teksa dështoi në sezonin 2005-2006 përballë bullgarëve të CSKA-së Sofjes, në dy takime të humbura që prodhuan polemika në Tiranë për shkak të sjelljes problematike të ultrasve bullgarë, por dhe pas ndeshjes së Sofjes kur CSKA-ja hodhi në fushë një lojtar që në "letra" ishte, sipas drejtuesve të Tiranës, lojtar i Plovdivit. Kampionia e Shqipërisë, Tirana, nëse do të shmangë në hedhjen e shortit dy ekipet me të forta (seedeng teams)të Vazos 1 në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve, kampionen e Kroacisë Dinamon e Zagrebit dhe atë të Suedisë, IF Elfsborg, i ka të gjitha shanset për t'u kualifikuar në turin e dytë për sezonin 2007-2008 nëse shorti që do të hidhet, më 29 qershor në Nyon të Zvicrës, do të tregohet i mëshirshëm me rekordmenët shqiptarë. Tirana ndodhet në vazon e dytë, por në grupin e 14 ekipeve me koeficient të dobët (unseeding teams) ajo është skuadra e dytë më e fortë e Grupit 2, gjë që natyrisht dëshiron ta shmangë cdo kundërshtar i Vazos 1.
Kongresi i UEFA-s, i mbajtur më 26 janar 2007, vendosi që klubet kampione nga Mali i Zi (anëtari më i ri i UEFA-s), Andora dhe San Marino, të luajnë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, duke e rritur me 6 ekipe më shumë turin e parë (28). Kjo bëri të mundur që në raundin e parë të marrin pjesë skuadrat kampione të 25 vendeve, përfshirë dhe Dinamon e Zagrebit.
Lista e 14 kundërshtarëve të mundshëm të Tiranës janë nga Kroacia, Qiproja, Sllovenia, por dhe nga Letonia, Moldavia e deri te kampionia e Maqedonisë fqinjë, Pobeda Prilep. Në vazon e Tiranës bëjnë pjesë ekipe nga Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani e deri te kampionët e San Marinos, Ishujt Faroe.
Nëse bardheblutë do të kualifikohen në turin e dytë, përballë tyre do të gjejnë ekipe të njohura si Steaua e Bukureshtit (Rumani), Shahktar Dontesk (Ukrainë), Beshiktash (Turqi), Salzburg (Austri), cka do të jetë shumë e vështirë si gjithnjë për të kaluar turin e dytë, që është shndërruar në një "mur Berlini" të pakalueshëm për kryeqytetasit shqiptarë. Në paraqitjen e fundit të Tiranës në Ligën e Kampioneve, atë të sezonit 2005-2006, bardheblutë, atëherë në drejtimin e Sulejman Starovës, humbën në ndeshjen e parë të turit të parë me sllovenët e ND Gorica (2-0), por arritën të bënin një përmbysje madhështore në ndeshjen e kthimit në Tiranë, kur fituan mbi kundërshtarin me rezultatin e thellë 3-0. Dy sfidat me CSKA e Sofjes si në Tiranë ashtu dhe në Sofje, formacioni i Starovës i humbi me rezultatin e njëjtë 2-0, cka solli jo vetëm eliminimin por dhe shkarkimin e trajnerit.

Turi i parë kualifikues (28 ekipe)

Vazo 1

Dinamo Zagreb (Kroaci) 17.533
Apoel Nikosia (Qipro) 6.492
NK Domzale (Slloveni) 5.272
IF Elfsborg (Suedi) 4.478
FK Sarajevo (Bosnjë)4.190
FK Ventspils (Letoni) 3.860
MSK Zilina (Sllovaki) 3.575
Derry Siti (Irlandë) 3.145
FH Hafnarfjardar (Islandë) 2.650
FBK Kaunas (Lituani) 2.420
Tampere United (Finlandë) 2.420
Sheriff Tiraspol (Moldavi) 2.365
Olimpi Rustavi(Gjeorgji) 2.035
Pobeda Prilep (Maqedoni) 1.925

Vazo 2

Bate Borisov (Bjellorusi) 1.540
SK Tirana (Shqipëri) 1.265
Levadia Talin (Estoni) 1.210
Pyunik Yerevan (Armeni)1.155
Khazar Lenkoran (Azerbajxhan) 1.045
FK Astana (Kazakistan) 0.770
Linfield Belfast (Ir.Veriut) 0.715
Neë Saints (Uells) 0.660
HB Torshavn (Ishujt Faroe) 0.550
F91 Dudelange (Luksemburg) 0.550
Marsaxlokk (Maltë) 0.550
Rangers FC (Andora)0.000
Murata (San Marino) 0.000
Zeta Golubovci (Mal i Zi) 0.000

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›