Toti, “Këpuca e artë” e Europës

- Me Rud Van Nistelrojin e dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit të Ligës spanjolle, "Këpuca e artë" shkoi te Francesko Toti. Sulmuesi i Realit të Madridit, autor i 25 golave në Primera Divizion, e braktisi takimin me Majorkën pa shënuar gol, duke u ndalur në kuotën e 50 pikëve, në klasfikimin e "bomberave" europianë. Toti me 26 gola në kampionat realizoi 52 pikë. Verdhekuqi ndoqi kështu Luka Tonin, autori i 31 golave gjatë sezonit të kaluar me Fiorentinën. Për të përmendur është fakti se vetëm dy italianë e kanë fituar "Këpucën e artë".
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Xhankarlo Abete komplimentoi Franceko Totin, me rastin e fitores së "Këpucës së artë" si golashënuesi më i mirë në kampionatet europiane. "Cmimi është një vlerësim për kampionatin e madh që bëri. Është një kënaqësi e mrekullueshme për tëq, për Romën dhe për futbollin italian", - tha presidenti i FIGC. Komplimenta për Totin erdhën dhe nga Demetorio Albertini: "Mund të japë kontributin në Kombëtare, e presim".
Golat e Totit sezoni 2006/07