E Diel, 1 Nëntor 2026

Gëzojnë italianët, Ronaldo kërkon shtëpi në Milano

MILANO-Kristiano Ronaldo është duke kërkuar shtëpi në Milano dhe një lajm i tillë i ka bërë të fërkojnë duart drejtuesit e dy klubeve të këtij qyteti, Inter e Milan. Ende nuk është zbuluar nëse portugezi mendon një transferim në Serinë A në të ardhmen apo thjesht dëshiron të ketë një vilë në liqenin e Komos. Shtëpia e prenotuar prej tij shkon afro 5 milionë euro, ndërsa kjo lëvizje e yllit të Realit të Madridit shihet si një ide e tij për të luajtur në Itali në një të ardhme jo shumë të largët.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›