Skuadra e vitit, Spanja dominon me 12 futbollistë
TIRANE-Spanja dominon listën e FIFA-s për kandidatët e skuadrës më të mirë të vitit, me 12 futbollistë në total. FIFA dhe FIFPro kanë publikuar sot listën me 55 emra, prej të cilëve do të zgjidhet edhe 11-shi më i mirë i vitit 2011. Në këtë renditje bie në sy prezenca e madhe e lojtarëve nga Barcelona e Reali i Madridit, dy ekipet e konsideruara si më të mirat e planetit në këto momente. Jo më kot, Liga Spanjolle dominon ndaj kampionateve të tjera të Evropës, me 22 lojtarë që aktivizohen kryesisht në dy skuadrat më të mëdha të saj. Sa u përket kombësive të lojtarëve, pas spanjollëve, renditen brazilianët, me 8 emra, duke nisur nga mbrojtësit Lusio, Tiago Silva, Dani Alvesh, David Luiz e Maikon, e deri tek Rikardo Kaka, Nejmar apo Marselo. Nga Italia, sërish tre të përzgjedhur, portieri Xhixhi Bufon, mbrojtësi Alesandro Nesta dhe mesfushori Andrea Pirlo. Ata ishin në këtë listë edhe një vit më parë. Ndërkohë, janë 5 futbollistë gjermanë dhe 5 anglezë, 3 janë nga Holanda dhe 3 nga Franca. Nuk mungon Samuel Eto i Kamerunit apo Radamel Falkao i Kolumbisë, dy lojtarë që një sezon më parë kanë shënuar pafund me skuadrat e tyre.
Kampionatet
Përsa u përket kampionateve, ai spanjoll mbetet me më shumë yje, duke nisur nga dy portierët Valdes i Barçës e Kasijas i Realit. Po ashtu, nuk mungojnë emra si Ksavi, Iniesta, Buskets, Dani Alvesh, Abidal, Kaka, Fabregas, Ksavi Alonso, Kristiano Ronaldo, Rikardo Karvajo, Pepe, Pujol, Ozil, Pike, Benzema apo David Vija. Nga Premier Liga, në listë janë përfshirë 18 futbollistë, me emra si Vidiç, Ferdinand, Evra, Lampard, Runi, Luis Nani, Eshli Kol, David Silva apo Vinsent Kompani. Nga Seria A italiane, të përzgjedhurit janë vetëm 9: Shnajder, Bufon, Pirlo, Nesta, Kavani, Ibrahimoviç, Lusio, Tiago Silva e Maikon.
Votimi për 11-shin më të mirë të sezonit bëhet nga 50 mijë futbollistët e regjistruar në sindikatën ndërkombëtare anembanë botës. Secili prej tyre zgjedh një 11-ësh ideal: portierin, 4 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 3 sulmues. Fituesi do të vendoset kryekëput nga votat e futbollistëve profesionistë, ndërsa votat që mund të japin tifozët në facebook, nuk do të kenë asnjë lloj ndikimi në përzgjedhjen e fituesit. Skuadra më e mirë e vitit do të shpallet në ditën e dhënies së “Topit të Artë” të FIFA-s, në mbrëmjen gala të 9 janarit, në Zyrih të Zvicrës.
KANDIDATET
Portierë: Bufon (Italia, Juventus), Kasijas (Spanja, Real), Nojer (Gjermania, Bajern), Valdes (Spanja, Barcelona), Van der Sar (Hollanda, i tërhequr nga Man.UTD).
Mbrojtës: Abidal (Franca, Barcelona), Dani Alvesh (Brazili, Barcelona), Karvajo (Portugalia, Real), Eshli Kol (Anglia, Çelsi), Evra (Franca, Man.UTD), Ferdinand (Anglia, Man.UTD), Lahm (Gjermania, Bajern), Lusio (Brazili, Inter), David Luiz (Brazili, Çelsi), Kompani (Belgjika, Man.Siti), Maikon (Brazili, Inter), Marselo (Brazili, Real), Nesta (Italia, Milan), Pepe (Portugalia, Real), Pujol (Spanja, Barcelona), Ramos (Spanja, Real), T.Silva (Brazili, Milan), Terri (Anglia, Çelsi), Vidiç (Serbia, Man.UTD).
Mesfushorë: Ksabi Alonso (Spanja, Real), Bejl (Uellsi, Totenhem), Buskets (Spanja, Barcelona), Fabregas (Spanja, Barcelona), Iniesta (Spanja, Barcelona), Kaka (Brazili, Real), Lampard (Anglia, Çelsi), Nani (Portugalia, Man.UTD), Ozil (Gjermania, Real), Pirlo (Italia, Juventus), Shvajnshtajger (Gjermania, Bajern Mynih), D.Silva (Spanja, Man.Siti), Shnajder (Holanda, Inter), Jaja Ture (Bregu F., Man.Siti), Ksavi (Spanja, Barcelona).
Sulmues: Mesi (Argjentina, Barcelona), Ronaldo (Portugalia, Real), Runi (Anglia, Man.UTD), Vija (Spanja, Barcelona), Samuel Eto (Kamerun, Anzhi), Aguero (Argjentina, Man.Citi), Nejmar (Brazil, Santos), Drogba (Bregu F., Çelsi), Ibrahimoviç (Suedia, Milan), Suarez (Uruguaj, Liverpul), Falkao (Kolumbia, Atletiko), Cavani (Uruguaj, Napoli), Benzema (Franca, Real), Gomez (Gjermania, Bajern), Van Persi (Hollanda, Arsenal).
(d.b/BalkanWeb)