Plaka Feride dhe dilemat ligjore e morale të shoqërisë
Shumëkush mund ta ketë lexuar vizitën e Edi Ramës në burgun e grave në Tiranë, si një show të liderit të opozitës. Edhe pse në të drejtën e liderit të opozitës për lëvizje politike me rezonancë të gjerë sociale dhe elektorale, kapërcimi prej tij i hekurave të burgut ishte shumë më tepër se kaq. Në rolin e legjislatorit, Rama, nëpërmjet një veprimi controversial u zbuloi shqiptarëve disa aspekte vulnerabile të sistemit të drejtësisë. Jo në perspektivën e zakonshme të akuzave monotone për korrupsion brenda sistemit. Ai ofroi një vizion të ri në trajtimin e disa veprave penale dhe nevojën e interpretimeve e zgjidhjeve ligjore në korrelacion me kontekstin dhe pasojat e tyre sociale.
1.
A është e fajshme Feride Bako? Në aspektin formal, po. Ajo është akuzuar për kryerjen e një krimi dhe ka marrë, kundrejt provimit të kësaj akuze, një dënim të mbështetur në ligjet e shtetit. Nëse ky dënim ishte minimal apo maksimal, kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që ligji ka vepruar. Pa njohur detajet e kësaj çështjeje, në aspektin formal, edhe policia që ka zbuluar veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike, edhe prokuroria që ka formuluar akuzën, edhe gjykata që ka dhënë drejtësinë, edhe avokati që ka ushtruar të drejtën për mbrojtje, janë në mbështetje të ligjit. Madje edhe vetë e dënuara mund ta ketë pranuar akuzën. Pra, rasti Feride Bako është një rast rutinor në dhjetëra ose qindra raste të ngjashme. Në këtë kontekst, vizitën e Edi Ramës në burgun e grave dikush mund ta lexojë si vizitë të liderit të opozitës në qelinë e një të dënuare për një vepër penale, të cilën edhe vetë ai e dënon ligjërisht, moralisht dhe politikisht. Pra, një vizitë non sens. Po a është vërtet e tillë kjo vizitë?
2.
Pas rastit të Feridesë, Edi Rama na ndihmoi të lexojmë një të vërtetë të pranuar nën zë nga të gjithë. Nga politika, nga drejtësia, nga shtypi, nga publiku, por që askush nuk ka pasur guximin politik, moral dhe shoqëror për ta artikuluar. Cila është kjo e vërtetë? Shumica e grave të dënuara për trafikim lëndësh narkotike qëndrojnë pas hekurave të burgut për krime që nuk janë kryer prej tyre, por prej të tjerëve. Që në shumicën e rasteve janë pjesëtarë të familjeve të tyre. Shtypi raportoi pas kësaj ngjarjeje se mjaft gra në zona të ndryshme të vendit kanë marrë arratinë maleve e shpellave në ditët e ftohta të dimrit, sepse kërkohen nga policia me akuzën e mësipërme. Jemi para një ironie të dhimbshme e tragjike. Gratë shqiptare, për të cilat tregohen legjenda (dhe që shqiptarët e brezit tim i kanë ende në sy pamjet e ekraneve) se fshiheshin maleve prej pushtuesve për të ushqyer, veshmbathur e ndihmuar djemtë dhe vëllezërit e tyre luftëtarë, tashmë janë katandisur në personazhe tragji-komike, që fshihen maleve si kultivuese hashashi. Të gjithë heshtin para kësaj të vërtete, duke pranuar, madje edhe me cinizëm, sakrificën e tyre sublime. Me shpresë se vepra penale, duke u klasifikuar si e kryer prej tyre, do të tingëllojë më pak e rrezikshme. Ndoshta mund të jetë kështu. Që prokurorët e gjyqtarët, të ndodhur para një krimi formalisht të kryer nga gratë, mund të japin dënime më të lehta. Por çfarëdo qoftë, dënimi me disa vite burg i disa grave dhe plakave të varfra të provincave, nuk është asgjë para helmatisjes që këto episode i bëjnë, në mënyrë të pamerituar, e theksoj, të pamerituar, shoqërisë shqiptare. Kjo "gjetje", duke synuar të shpëtojë nga dënimi burrat, jo thjesht dënon pa të drejtë gratë, por e bën cinike dhe hipokrite tërë shoqërinë. Cinike, sepse duke fshehur një keqbërës, krijon artificialisht një tjetër. Hipokrite, sepse në një kohë që shoqëria shqiptare, institucionet dhe agjencitë e saj po krijojnë një klimë nxitjeje të pjesëmarrjes politike të grave, në mënyrë të mbrapshtë e djallëzore pranojnë viktimizimin e tyre. Rasti "Feride Bako" mund të lexohet si dënimi i një personi që formalisht ka pranuar kryerjen e një krimi, pa e kryer në fakt atë. Por marrja përsipër e krimit të pakryer, logjikisht, por edhe ligjërisht, është identike dhe duhet të ketë të njëjtin trajtim ligjor si edhe fshehja e krimit. Në këtë kontekst, plaka Feride nuk është një kultivuese hashashi, por thjesht një fshehëse e një vepre penale, kryer prej të tjerëve.
3.
Duke marrë përsipër kryerjen e një vepre penale, që në rastin konkret është kultivimi i bimëve narkotike, por në raste të tjera mund të jetë një tjetër vepër, ndoshta edhe më tepër e rrezikshme, Feridetë, pa e kuptuar fshehin, në rastin më të lehtë, një keqbërës. Dhe në rastin më të keq, një kriminel. Por ndërsa Feridetë e bëjnë këtë gjest, quajeni po të doni mëkat, në mënyrë emocionale dhe nisur nga qëllime të mira, vetësakrifikuese, pranimi i gjestit prej drejtësisë dhe shoqërisë është një veprim i vetëdijshëm dhe me qëllim të keq. Të bësh keq duke bërë mirë, ose e anasjella, është një ndër dilemat globale të marrëdhënieve shoqërore dhe etikës së qeverisjes në botën e sotme. Gjesti i mirë i Ferideve shndërrohet në një akt të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm shoqëror, i cili gërryen pa e kuptuar stofin social dhe strukturën morale të shoqërisë. Një shoqëri e qytetëruar e ka për detyrë të riparojë dëmtimet që shkaktojnë në strukturën, vlerat, simbolet, parimet dhe normat, shkurt në fabrikën e saj sociale, individë të caktuar. Në rastin më të keq, të paktën t‘i denoncojë ato. Por jo t‘i fshehë, riprodhojë ose transferojë.
4.
Pamjet e karakatinës në të cilën jetojnë dy nipat jetimë të Feridesë na zbulojnë një tjetër dilemë jo thjesht ekonomike, por morale e ligjore të shoqërisë. Nuk e kam fjalën se juridikisht vepra penale nuk ka shkuar deri në fund, çka tregon gjendja e barakës dhe banorët e saj. Por dërgimi në qeli i Feridesë ka krijuar për shoqërinë një problem më të madh dhe më delikat sesa kultivimi i bimëve narkotike nga një plakë fshatare. Në rastin konkret, pasoja më e afërt janë dy fëmijë jetimë, bij emigrantësh me fat tragjik, të pambrojtur nga shteti, të pambrojtur nga krimi, të pambrojtur nga natyra. Pasoja më e drejtpërdrejtë është, pra, riprodhimi i varfërisë dhe i përjashtimit social. Pasoja tjetër, më e rrezikshmja, është krijimi i një mundësie potenciale që dy jetimët të rrëmbehen nga kthetrat e krimit. Pasoja tjetër, fatale, është mundësia potenciale që dy jetimët e uritur, të pësojnë fatin tragjik të babait të tyre, si edhe qindra-mijëra të zhvendosurve, të uriturve e të pashpresëve të globit. Në të gjitha rastet, shoqëria shqiptare mbetet e mbërthyer nga dilema, në dukje morale, por që lidhen me vetë ekzistencën, substancën dhe vlerat e saj. Zgjidhja e tyre kërkon, përveç burimeve dhe përdorimit me inteligjencë të tyre, edhe masa ligjore. Prandaj liderët politikë duhen përshëndetur kur venë gishtin në plagët e shoqërisë dhe flasin drejtpërsëdrejti, jo si filantropë, por si legjislatorë.