E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i Ri, 100 jetimë festojnë së bashku

Rreth 100 të rinj jetimë, djem dhe vajza të moshave 14-17 vjeç, të cilët jetojnë nëpër konviktet e shkollave të mesme të kryeqytetit, i janë gëzuar dje një dite të veçantë. Ata janë mbledhur së bashku nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve në një ceremoni festive me rastin e Vitit të Ri.

Ata janë jetimë, të privuar dhe të destinuar që të bëjnë gjithnjë jetë kolektive edhe në momente kur çdokush ka nevojë për pak çaste intime e familjare, për më shumë ngrohtësi e vëmendje për moshën e tyre të bukur e delikate, për më shumë dashuri dhe dinjitet njerëzor. Por në këtë ditë, ata nuk janë ndjerë vetëm, as të përjashtuar. Pak çaste shprese dhe optimizmi në jetën e tyre të vështirë "janë shtuar" posaçërisht për ta nën shoqërinë e një grupi artistësh të ftuar enkas për këtë ditë.

Momente shumë të ngrohta, vëllazërore e familjare u krijuan kur Zajmina Vasjari dhe Klajdi Musabelliu bënë rolin e kamerierit dhe u kanë shërbyer gjatë gjithë kohës këtyre të rinjve me servirjen e pjatave me produkte të ndryshme të ofruara bujarisht nga një qendër tregtare në kryeqytet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›