Godo kthehet në "shtëpinë" e saj
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, u uroi të hënën festat e fundvitit të gjithë fëmijëve të shtruar në Spitalin e Pediatrisë në qendrës spitalore universitare, "Nënë Tereza".
Ministrja Godo mori pjesë në festën e organizuar nga ky spital në bashkëpunim me një nga kompanitë e telefonisë celulare, me rastin e festave të fundvitit për të gjithë pacientët e vegjël që ndodhen të shtruar në këtë spital. Kompania shpërndau 150 dhurata për fëmijët, të cilët natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në këtë qendër spitalore. Ministrja Godo, duke u uruar fëmijëve shërim të shpejtë, shprehu kënaqësinë që gjendej mes tyre në këtë festë. "Është festa më e bukur që kam kaluar në fundvit dhe ju dhuroj një përqafim të madh të tërë pacientëve të mi të vegjël dhe personelit të pediatrisë", tha ministrja. Ministrja e Shëndetësisë përcolli gjithashtu një falënderim të veçantë për përfaqësuesit e kompanisë celulare, të cilët mundësuan lodra dhe dhurata të tjera për fëmijët, si një gjetje e bukur për ta në prag të vitit të ri, që në pamundësi për të kaluar natën e ndërrimit të viteve në shtëpitë e tyre, do të jenë në Spitalin Pediatrik. Pediatria e specialiteteve është një pavijon i veçantë, ku shumica e fëmijëve të sëmurë qëndrojnë atje për një kohë të gjatë ose rikthehen në mënyrë periodike.