Shteti i birilave
Po rravgoja me makinë rrugëve të Tiranës. Trafiku i marrosur ma kishte rritur dëshirën të shkoja e të pija një kafe të qetë. I afrohem kafenesë sime të preferuar dhe vërej se në buzë të trotuarit, atje ku parkoja zakonisht, ishin vendosur disa birila plastikë në ngjyrë portokalli, përreth të cilëve ishte shkruar me letër fosforeshente emri i lokalit. Të gjithë i quajnë birila, duke e huazuar këtë fjalë nga loja e bowling-ut, ato që në të vërtetë janë thjesht kona trafiku. Makinat pas meje bënin tollovi dhe nuk më linin kohë që të zbrisja e t‘i bëja vend vetes. Atëherë bëra një rrethrrotullim bosh dhe parkova diku tjetër.
-Ǒka ndodhur që ke vënë këto birilat? - e pyeta mikun tim që administron kafenenë në fjalë.
- Asgjë, - më tha i qetë dhe pa asnjë ndjenjë shfajësimi, - por meqenëse ka dalë kjo moda që secili zë sa dhe si të mundet nga hapësira e përbashkët, edhe unë nuk kisha pse të rrija veçan të tjerëve. Në të vërtetë i vura më së shumti për këtë arsye, pikërisht që të mos dukesha ndryshe nga të tjerët.
1.
Të gjithë po jetojmë një periudhë të habitshme dhe të papërballueshme gardhimesh, gardhimesh dhe përvetësimesh që demonstrohen në forma të ndryshme, por gjithsesi të guximshme. Diku vendosen karrige. Më tej gjen blloqe betoni. Tjetërkund këpucë të mëdha të keqpërdorura deri në fund. Ca mekanizma primitivë prej tubash hekuri që mbyllen dhe hapen me një kombinim të lashtë dryni dhe zinxhiri më së shumti është shpikja e fundit që të garanton parkimin në trotuar, sa më afër shtëpisë, mundësisht afër dritares së dhomës së gjumit. Diku tjetër ngulen hunj dhe sipër shkruhet me guxim të tepruar "qytetar": "Toka asht e zanme". Diku në bregdet, një dorë më e kujdesshme ka mbërthyer një dërrasë sipër së cilës mund të lexosh: "Pronë private. Shitet. Tel. 068234…". Në të hyrë të qytetit të Lezhës dikush e ka gjykuar të arsyeshme që të shkruajë me gëlqere në dialekt mbi një mur: "Pronari toks Ndua H…". Dhe në fakt e shkruara ka shërbyer njëlloj si birilat e sipërpërmendura: prej vitesh askush nuk e ka prekur murin në fjalë, edhe pse përqark, me një katrahurë arkitekturore, kanë bulëruar pafundësisht ndërtesa të reja: restorante që lëshojnë përqark me bujari erën e vajit të djegur dhe mishit që piqet përsipër ca hekurave të nxirë përfundimisht, shitore frutash, një qendër lodrash elektronike sipër së cilës llamburitin me një luks të padobishëm fjalët "Monaco Kazino"… Në anë të autostradës një tjetër guximtar ka vënë një tabelë dërrase, sipër së cilës ka shkruar në shqipe të kulluar: "Pron privat shesim bezho", që e përthyer në gjuhë korrekte do të thotë se sheshi në fjalë është deklaruar pronë private dhe se në të mund të gjesh makina të regjura të tipit "Peugeot". E kështu me radhë, në çdo skërkë të Shqipërisë do të ndeshësh me këtë furi të paparë vetëdeklarimesh që nuk se përthyen në dokumentacionin përkatës në zyrat e regjistrimit të pasurive. Veprohet rëndom sipas formulës: Rrëmbe ç‘të rrëmbesh dhe vendos "birilat" që tjetërsojnë gjithçka në pronë private. Dhe mos u mërzit, pastaj vjen Shab Memia me ALUIZNI-n e vet dhe t‘i "legalizon".
2.
Në të vërtetë, simbolika metaforike e birilave është shtrirë tashmë gjerësisht jo vetëm te pasuria publike apo e të tjerëve, pra jo vetëm atje ku e shohim tash e gjithë ditën, por edhe nëpër institucione. Gjithë problemi është sa të arrish të bëhesh drejtor diku, në çfarëdo institucioni të shtetit. Rruga është e thjeshtë dhe ka pak a shumë këtë diagramë funksionimi: futu urgjent në partinë që ka marrë pushtetin, ose që po i afrohet atij. Nëse këtë e bën pasi ke tradhtuar një parti tjetër (apo disa të tjera), aq më mirë është dhe nëse gëzon edhe shëndetin e paturpësisë të shprehesh publikisht kundër asaj partie ku ke qenë militant deri pak përpara, aq më mirë, pra edhe më shumë vlerësohesh. Merr në dorëzim vulën dhe aksesorët e tjerë të nënkuptuar dhe fillo vendos "birilat" e tu. Më së shpeshti këta janë një taraf batakçinjsh që dinë të të shërbejnë. Justifikimin e ke gati: E, po, unë nuk mund t‘i implementoj "reformat" me këta "armiqtë" që gjeta nëpër zyrat e shtetit lënë nga paraardhësi! Sa më i pavlerë (500 lekë, më thoshte miku im i kafenesë në fjalë, është një copë birile plastike, dhe është në cilëndo ngjyrë që e dëshiron), pra sa më i pavlerë dhe i përthyeshëm të jetë birili, aq më i papërgjegjshëm është për dëmin publik që shkakton. Shikoni ata "birila" që dalin e flasin në emër të institucioneve. Në emër të ministrive, në emër të reformës në akademi, në emër të institucionet të statistikës dhe të shëndetësisë… u japin mend profesorëve me një barë mend, u japin mend ekspertëve, specialistëve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve të institucioneve që na asistojnë. Axhaminj (nuk e kemi aspak fjalën për moshën), të cilët as që e kanë idenë se deklarimet e tyre duhet të kenë brenda domosdoshmërish përgjegjësinë publike. No name, no face - thënë shqip: as emër, as biografi, - duket të jetë një formulë që funksionon më së miri në përzgjedhjen e këtyre "birilave" që janë të aftë të bëjnë pa asnjë ndjenjë përgjegjësie, nga tigri dhe skifteri partiak në emisionet e shtuara të debatit nëpër ekrane televizionesh, pastaj në specialistin e shtrimit të dreka-darkave të gjata, më tej në rolin e sekserit të keqpërdorimit të fondeve publike dhe të pushtetit e deri te mbajtja e palltos teksa shefi ia shalon makinës së pushtetit.
3.
Gjithë në vijim të kësaj logjike metaforike, nuk e ke të vështirë të hetosh se një numër edhe më i madh birilash po shtohen nëpër parti. Shkatërrimi i institucioneve të zgjedhura e përfaqësuese, mosrespektimi dhe mosfunksionimi i asnjë lloj statuti apo rregulloreje, spekulimi tashmë banal me teoritë e të ashtuquajturit "modernitet" që i huazojnë copa-copa andej nga u intereson më shumë "liderëve" për të mbrojtur interesat e tyre personale, shmangia e çdo detyrimi për përfaqësim interesash publike, janë vetëm disa nga shenjat e këtij degradimi. Tashmë te partitë ku nuk ka më as votim, as përfaqësim, as përplasje programore e për pasojë as përpunim idesh e programesh realisht moderne që lipset t‘u japin përgjigje halleve të zhvillimit, ka mbetur vetëm të shkruhet, ashtu sikundër në murin në të hyrë të qytetit të Lezhës: Pronari tokës… dhe në vend të emrit të të pafajshmit Ndue, të shtohen emrat e kryetarëve të partive: Sali Berisha, Edi Rama, Paskal Milo, Ilir Meta, Neritan Ceka, Nard Ndoka e kështu me radhë. Kësisoj, rrethi mbrojtës i birilave është siguruar. Njëlloj sikundër prona private e tjetërsuar dhe e legalizuar…
4.
Me ca birila të tillë na rrethoi për pesëdhjetë vjet Enver Hoxha. Shkroi emrin e tij me gurë e gëlqere (jo figurativisht) mbi malet e thatë të Shqipërisë dhe e izoloi pamëshirshëm vendin. Rolin e "birilave" e luanin më shumë se sa piramidat kufitare, piketat ideologjike, piketat e kongreseve, fjalimeve dhe plenumeve që mbroheshin me fanatizëm nga arradha e pafund e dallkaukëve që kishin mbushur zyrat me devocion të egër partiak dhe paaftësinë tashmë proverbiale. Kështu duket se po ndodh edhe sot. Në një kohë kur Berisha në emër të të famshmit "sovranitet" u dha munxat "të huajve" dhe këshillave të tyre, kundërparti i tij Edi Rama "reagoi" habitshëm duke i dhënë konsensusin për dy ligje që në të vërtetë nuk bëjnë asgjë më shumë veçse e fuqizojnë imazhin e sëmurë të rrethimit me këta kone trafiku (të cilët në të vërtetë në këtë rast shërbejnë vetëm për të ndërprerë fluksin e ideve të ndryshme) që ne i thërrasim birila…
5.
E, ndërsa unë i ankohesha mikut tim të kafenesë për shqetësimin që më kishin shkaktuar birilat e vendosur prej tij në parkim, e ndërsa unë i thosha se ky është uzurpim i hapësirave publike, ai nënqeshi me djallëzi, doli përjashta dhe më thirri të shkoja pranë tij:
- Po mos e bëj kaq tragjike, o miku, - më tha, - ja, shiko këtu, mjafton që t‘u hipësh sipër dhe ata shtypen. Hapësira bëhet sërish publike.
Dhe ashtu ishte vërtet: nën këpucën e tij të madhe birili deri pak i plotfuqishëm, u hepua, u rrafshua lehtësisht dhe u bë njësh me tokën.
Ishte një "siguri" iluzive. Vetëm kaq. Puna ishte sa ta kuptoje këtë…