Rama kerkon president konsensual
Kreu i opozites Edi Rama, kërkon një proces konsensual për zgjedhjen e presidentit në tre raundet e para që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, ndëersa deklarohet kundër zgjedhjes së një drejtuesi të djathtë me shumicë të thjeshjtë votash, sic kryeministri Berisha është shprehur.
Por nga ana tjetër, për herë të parë Rama nuk e ka hedhur poshtë ambicien e ish-kreut socialist Fatos Nano për president. Ndonëse tha se preferon të mos merret me emra, ku u pyet për zotin nano, Rama u shpreh se dy palëve u takon që, në radhë të parë, të shikojnë interesin kombëtar, i cili, sipas tij është i njësuar me interesin për ta parë vendin një orë e më parë në BE. Prandaj –thotë ai- duhet të thellojmë reformat, jo duke rendur pas një zgjidhjeje që nuk është zgjidhje, por duke u përpjekur të ndërtojmë një dialog politik për këtë çështje.
Kreu i opozitës ka bërë gjithashtu të qartë se ndryshimi i sistemit zgjedhor në kuadër të refomës që ka nisur nuk është prioritet i tij. Ndërsa kreu i qeverisë Berisha e ka shprehur troç që nuk do të ketë ndryshim ,sistemi, Rama deklaroi pak ditë më pas se socialsitët nuk do të përdorin veton në komision për të kushtëzuar reformën zgjedhore me ndryshimin e sisitemit. Kreu i opozitës tha gjithashtu se partia socialsite është për numërim elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht dështimit të eksperimentit të këtij lloji për zgjedhje e strukturave drejtuese të selisë rozë nga asambleja e para disa javëve.
Rama ka pranuar ndërkohë që përjashtimi i Islamit dhe jo i të tjerëve që kanë shkelë vendimin e grupit, erdhi si një sebep, ndonëse tha se sebepi u krijua nga vetë Islami. Sipas Ramës mungesa e tij në seancën ë votimit të Leskajt nuk pati asnjë arsye. Por Rama nuk e kurseu ironinë për një rikthim të mundshëm të Islamit në grup, sipas precedentit Paulin Sterkaj, i cili u rikthye në PS edhe pse u përjashtua në 2007-ën për votën e tij për Bamir Topin president.