E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gezuar Pavaresine E Merituar!

Produksioni Filmik Studio Albania London Dhe Drejtori I Saj Esat Brace I Ka Derguar Dje Nje Telegram Urimi Qeverise Se Kosoves Me Rastin E Shpalljes Se Pavaresise.
Me Poshte Lexoni Mesazhin E Plote:

Presidentit Te Republikes Te Pavarur Te Kosoves
Shkelqesise Se Tij Dr. Fatmir Sejdiu

Kryeministrit Te Shtetit Te Pavarur Te Kosoves
Shkelqesise Se Tij Z. Hashim Thaci

Kryetarit Te Parlamentit Te Kosoves Se Pavarur
Shkelqesise Se Tij Z. Jakup Krasniqi

Popullit Vella Shqiptar Te Kosoves Se Pavarur !

Lajmi i shpalljes se Pavaresise seKosoves Heroike, kaq shume breza te pritur,
pershkoi ane e mbane boten, kudo qe ndodhen vellezerit tuaj shqiptare duke rrembyer
zemrat tona te cilat po i dergojme se bashku me urimin tek Ju, ne Prishtinen tone te
dashur. T’a gezoni dhe t’a gezojme se bashku Shtetin e ri te Pavarur te Kosoves, kete
ngjarje te madhe e te bekuar nga Zoti, vellezer dhe motra Kosovare !
Sa e sa gjak, lote dhe sakrifica u deshen qe te vinit ne kete dite te madhe dhe
legjitime, por Ju nuk u mposhtet, nuk u shbete dhe nuk u shteruat, por si bije te
denje te shqipes Ju ngriheshit mbi sprovat e mundimit dhe te dhimbjeve dhe fituat.
Fituat, ate qe ju ka takuar dhe ju takon brezave te sotem e te ardhshem, Pavarsine
dhe te qenurit Zot ne vatren dhe token qe vete zoti jua ka falur. Te gjitha keto
perpjekjet tuaja per identitet dhe egzistence, dashurine dhe besnikerine qe keni
treguar, Ju vellezer dhe motra te Kosoves Dardane, ndaj simboleve tona te shenjta qe
te paret amanet na i kane lene, kane qene dhe jane shembull per cdo shqiptar qe i
thote vehtes shqipetar. Ju dhe Heronjte tuaj, ndaj te cileve perulemi me respekt te
thelle, vut ne levizje Boten e pergjumur nga padrejtesite dhe e detyruat te kthej
syte me se fundi nga e drejta jone per te egzistuar te lire dhe te barabarte me
fqinjet dhe kombet e tjere. Ju faleminderit dhe mirenjohje heronjeve te lavdishem te Kosoves nder breza qe sollen kete dite qe Bota te flase per Ju dhe per ne shqiptaret kudo ku jemi.
Ju sigurojme se perpjekjet dhe sakrificat Tuaja kane qene per ne shqiptaret e
londres frymezim dhe shprese dhe me shume se kushdo ne ju kemi ndjere gjithmone si
pjese e halleve dhe vuajtjeve tona te perbashketa, por sot ne kemi dite te madhe
gezimi se vellezerit tane jane te Cliruar dhe te Pavarur nga kucedra e zeze qe
kishte okupuar vatrat shqiptare dhe na kishte mohuar historine dhe prosperitetin.
Te nderuar Shkelqesi,
Figura historike te shtetit te ri te Kosoves, duke shprehur bindjen tone te patundur
se Ju do te dini te ndertoni themelet e shendosha te shtetit te ri e te denje
shqiptar ne trojet tuaja, trasmetoni vellezerve dhe motrave tane te Kosoves urimet e
te gjithe shqiptareve te Britanis se madhe dhe njehere t`ju percjellim mesazhin se
cdo qenje e jona dhe cdo gure i roberuar i Londres jane te lumturuar nga kjo feste e
madhe.
Paqja e vertete po i rikthehet Ballkanit! Le te formulojme te gjithe shqiptare se
bashku ne kete rast nje mirenjohje te thelle per SH.B. te Amerikes dhe Britanis se
madhe dhe udheheqjen e sotme te kurajoze te BE, per kete kthese te madhe qe po i
bejne historise sone te neperkembur, duke na kthyer dinjitetin dhe te drejten e
mohuar nderkombetarisht.
Zoti e bekofte shtetin e Ri te Kosoves!
Qofshin te bekuar dhe te begatuara vatrat tuaja amtare!
Lavdi heronjeve te Kosoves dhe te gjithe martireve qe kane dhene jeten per identitet
dhe ideal kombetar!
Ne emer te Stafit Drejtues te Produksionit Filmik Studio Albania me qender ketu ne
Londer por edhe ne emrin e te gjithe shqiptarve te britanis se madhe ju urojme Gezuar
Festen e Pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›