Shoqatat shqiptare, mesazh urimi kosovareve
Organizata e veteraneve te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar, shoqata kombetare e invalideve te LANCL, organizata kombetare e familjeve te deshmoreve te LANCL dhe deshmoret e tjere te atdheut, i derguan dje nje mesazh urimi, autoriteteve te Kosoves.
Me poshte lexoni mesazhin e plote:
I nderuar President i Kosoves, Fatmir Sejdiu,
I nderuar kryetar i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi,
I nderuar Kryeminister i Kosoves, Hashim Thaci,
Akti i shpalljes se Pavaresise shenon ngjarjen me kulmore per Kosoven dhe per mbare kombin tone. Si mbare vellezerit tane te nje gjaku, edhe veteranet e invalidet e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare dhe pjesetaret e familjeve te Deshmoreve te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare dhe te Deshmoreve te tjere te Atdheut me 17 shkurt 2008, ne Diten e madhe te Pavaresise se shtetit tuaj, jetuan caste gezimi te papershkruar per kete fitore historike.
Perpjekje te shumta dhe luftera te panderprera ka bere populli vella kosovar, por Pavaresia u arrit vetem ne kete fillimshekulli fale gjakut te derdhur lume nga trimat e UCK-se me ne krye komandantin legjendar Adem Jashari dhe nga mbare populli trim kosovar dhe ne saje te kontributit te madh te NATO- s. Ngjau ashtu sikunder ne Shqiperi, kur akti i Pavaresise shpallej me 28 Nentor te vitit 1912 mbas afro pese shekuj roberie e lufterash te panderprera. Keshtu, mbas 28 Nentorit te lavdishem te vitit 1912 historise sone te perbashket i shenohet nje tjeter date e madhe; 17 Shkurti i vitit 2008, dy data keto, si dy kokat e shqiponjes ne Flamurin tone kombetar. Keto dy data jane dy skaj te nje historie te perbashket: te fillimshekullit te njezete dhe te fillimshekullit te njezetenje. Ato do te na tregojne ne, ish partizaneve te LANC, sot veterane e invalide, dhe pjesetareve te familjeve te Deshmoreve te Atdheut ne dy shtetet tona fqinje, se, me ne fund, fatet i zgjidhem perfundimisht, sidoqe me shume veshtiresi, deri edhe me gjak.
Teksa gezojme fitoren Tuaj vertet historike, natyrshem mendja na shkon edhe te kontributi yne, se bashku me ate te shume vellezerve tane ish partizane kosovare gjate Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare, kur luftuam se toku dhemb per dhemb per shfarosjen e nazifashizmit dhe per clirimin e vendit nga vargonjte e cdo roberie. Por historia, sic e dime te gjithe, nuk na e dha ate fat, qe ta fitonin lirine e pavaresine te gjithe se bashku si nje komb i vetem. Ja pse tani vlerat e aktit te shenuar me 17 Shkurt 2008 jane shume te medha, se Pavaresia juaj vjen mbas lumenjesh te tjere gjaku te derdhur per te.
Nderkohe, ndihemi shume te gezuar edhe per faktin tjeter, se ju, te dashur vellezer, sic zgjidhet me trimeri ceshtjen e Luftes, dijtet te zgjidhnit me zgjuaresi edhe ceshtjen e Paqes: siguruat miq te medhenj e besnike, si SHBA, Angline etj., ashtu si gjate Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare, kur populli shqiptar u radhit me dinjitet ne Koalicionin e madh Antifashist Boteror. Me ju dhe ne krah te shtetit tuaj te ri jane rreshtuar e vazhdojne te rreshtohet nje numer i madh vendesh, duke njohur menjehere shpalljen e mevetesise dhe shtetin me te ri ne Europe, cka na ben te besojme, se Kosova do te vazhdoje te ece e sigurte ne rrugen e Europes se civilizuar.
Ne, veteranet e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te Popullit Shqiptar, ju sigurojme se si deri me sot, do te nderojme, do te kujtojme dhe do te festojme se bashku ngjarjet, datat dhe figurat e shquara historike te lufterave per liri dhe pavaresi te kombit shqiptar.
Edhe nje here, te dashur udheheqes te popullit vella kosovar, ju urojme me gjithe zemer: Gezuar festen e Pavaresise! Le te zere Kosova vendin e saj te merituar ne familjen e madhe europiane! Le ta shikojme sa me shpejt Flamurin tuaj te ri te valvitet midis flamujve te tjere te Europes dhe te botes se qyteteruar!
Ne besojme dhe urojme, se gjithcka qe keni perfshire ne Deklaraten e shpalljes se Pavaresise do ta beni realitet, duke i bere te tere qytetaret e shtetit tuaj te ri, te te gjitha minoriteteve, qytetare te lire dhe te barabarte perpara ligjit.