Topi e Topalli, takim me Gruevskin
Presidenti i Republikes, Bamir Topi priti kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, gjate vizites se tij zyrtare ne Tirane. Presidenti Topi ka pershendetur dhe vleresuar marreveshjen per heqjen e vizave, e nenshkruar sot ne Tirane, si nje kontribut per lehtesimin e qarkullimit te shtetasve tane edhe si nje vendim i rendesishem politik per forcimin e metejshem te marredhenieve miqesore midis dy vendeve. Ne kuader te sfides se perbashket per marrjen e nje ftese ne Samitin e Bukureshtit, ne kuader te bashkepunimit te Kartes “Adriatik 3”, Presidenti i Republikes eshte shprehur se Shqiperia eshte e perqendruar ne angazhimet e saj per t’u bere pjese e NATO-s ne Samitin e ardhshem te Bukureshtit. Presidenti Topi ka vene ne dukje momentin historik qe po kalon rajoni me shpalljen e pavaresise se Kosoves. Kryeministri Gruevski e vleresoi marreveshjen per heqjen e vizave si nje perfundim logjik i ecurise se marredhenieve midis dy vendeve. Me Gruevskin eshte takuar dhe kryetarja e Kuvendit Topalli.