E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gezim i pa pershkruar ne Zelanden e larget

Shqiptaret me rastin e shpalljes se Pavaresise se Kosoves u mblodhen te gjithe se
bashku per ta festuar diten me te madhe ne krejt historine e Kosoves. Diten kur
botes iu shtua edhe nje shtet i ri, shteti i Kosoves me histori te lashte sa vete
bota. Kosova tani e tutje do te shndris se bashku me shtetet me te perparuara te
Evropes. Kosova iu kthye qyteterimit qe i perkiste me mijera vjet. Kosova Sovrane!
Urime per jete te jeterave! Bac, u kry! Manifestuesit e shumte uronin njeri tjetrin
me fytyra te ngazelluara nen tingujt e muzikes dhe kengeve ne gjuhen shqipe. Salla e
stolisur me flamuj kombetar e zelandez sikur qeshte edhe ajo, sikur gezohej bashke
me shqiptaret e gjitha grupmoshave dhe mysafiret e ardhur ne kete gazmend te
shqiptareve. Une jam me fat, me thote njeri prej manifestueseve qe po e festoj kete
dite te deshiruar, te bardhe per Kosoven dhe gjithe kombin tone ne tokat e tyre
etnike dhe ne bote. M’u thafshin duart e kembet nese punoj sot per kete dite kaq
madheshtore. E kam lene punen dhe ja erdha ketu, dua edhe une te gezohem ta ndaj
gezimin bashke me keta njerez qe po ju shndrit fytyra si nuri, me thote nje tjeter.
Llafet dhe komentet nuk kane te sosur. Shqiptaret ishin ngrit ne oren 2:00 te
mengjesit, jane ngujuar para televizorit per te pare aktin solemn te shpalljes se
Pavaresise. Kane duartrokit, me lot qe ju ndrinin ne sy, lotet e gezimit per Kosoven
shtet, lirine e saj, lotet e dhembjes per ata qe u ben theror per kete dite. Te
rinjte me vetura e flamuj kishin bere xhiro rrugeve te qytetit te Aucklandit,
brigjet e te cilit i sperkasin nga te gjitha anet valet e Paqesorit. Nuk ndjejne
lodhje... vallezojne, kendojne pafundesisht. Kosova po thith frymen e lirise se
deshiruar.
Ne kete gazmend moren pjese te gjithe shqiptaret. U krijua nje atmosfere ngazellimi
i pa pershkruar qe do te mbetet gjate ne kujtesen e Komunitetit Shqiptare ketu ne
Zelande te Re. Me kete rast foli anetari i Kryesise se Lidhjes Qytetareve te
Shqiptareve ne Zelande te Re, Dr. Sefedin Zeka, i cila mes tjerash tha se populli qe
i dha civilizimit boteror papa Klementin, Skenderbeun, arkitektin e Taxh Mahall,
Kral Gegen, Ferid Muradin, Goxhe Bojaxhiun etj. u deshte per ta kaluar kete rruge
kaq te gjate drejt Pavaresise se Kosoves, rruge qe ka vetem nje emer, gjak. Folesi
tjeter, Sabit Abdyli me fjalet me te mira qe mund te thuhen per kete rast perfundoi:
“Bota e qyteteruar, shtetet demokratike e ndihmuan, e njohen, po e njohin edhe me
tutje, shtetin e ri te kombit bujar e te lashte ne Gadishullin Ilirik, qe u
sakrifikua dhe u zvogelua numerikisht per lirine e tij, dhe asnjehere, kurre per te
sunduar e roberuar popuj te tjere. Urime Kosove!” Sabri Mullaaliu, ne fjalen e vet,
uroi te pranishmit per kete fitore kaq te madhe te popullit shqiptar.
Mbreselenese ishte recitali “Rrezon shtet Kosova”, recituar nga Erdon Salihu. Per
vargjet e recituara me pasion dhe bukur, salla e ngritur ne kembe, e shperbleu me
duartrokitje te gjata Donin e vogel.
Sabit Abdyli, Zelande e Re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›