E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapen portat, permbyten tokat

Shmanget katastrofa nga shperthimi i digave te hidrocentraleve. Shtabi i Emergjencave dhe autoritetet ne ministrite e linjes kane kryer shkarkime te kujdesshme nga portat e emergjences ne Vaun e Dejes, Ulez dhe Shkopet, duke minimizuar sadopak demet nga permbytjet prej prurjeve si pasoje e shirave te rrembyeshem te diteve te fundit. Por zhytja e siperfaqeve te tera nen uje dhe demtimi i disa banesave anash lumenjve nuk eshte shmangur dot ne Lezhe dhe Shkoder. Aktualisht menaxhohet mire situata ne kaskadat e Drinit dhe te Komanit, kurse permiresimi i kushteve atmosferike ka qetesuar situaten e krijuar. Permbytje ka pasur edhe ne Jug, ku dalja nga shtrati i lumit Gjanica ka demtuar tregun e qytetit dhe siperfaqet e tokes perreth tij. Por ne Lezhe ka ndodhur edhe nje dukuri tjeter, pasi batica e detit Adriatik ka qene me e madhe se c'pritej, duke zhytur nen uje dhjetera shtepi.
Shkoder
Disa shtepi dhe qindra hektare toke ne zonen e Shkodres, ne komunat Bushat, Dajc e Velipoje, fshatrat Kuc, Bahcallek dhe Vukatane, jane permbytur per shkak te sasise se madhe te ujit qe u shkarkua nga diga e hidrocentralit te Vaut te Dejes. Diga eshte mbushur gjate mbremjes se diel, kur u vendos edhe gatishmeria nga kryeministri Sali Berisha, ndersa autoritetet vendosen shkarkimin nga portat e emergjences pasi mund te sillte nje katastrofe te mundshme dhe shembje te kaskades. Mesohet se dhe niveli ne Fierze nga prurjet e lumit Drin ka arritur kulmin, po keshtu dhe ne Koman dhe Vaun e Dejes, qe jane me kapacitet me te vogel ujmbledhjeje. Heren e fundit portat u hapen ne vitin 2004, duke futur nen uje me mijera banesa. Porta e shkarkimit dje pasdite eshte mbyllur, per te evituar permbytje te tjera te nenshkodres. Sipas shtabit te emergjencave, rezultojne nen uje mbi 200 ha toke bujqesore.
Lezhe
Po dje ne mengjes jane hapur edhe portat e hidrocentraleve te Ulezes dhe te Shkopetit, qe kane shkaktuar permbytje te medha ne Lezhe dhe kryesisht ne ultesiren e Tales.
Portat e dy hidrocentraleve u hapen pas reshjeve te shumta qe kane rene gjate ketyre diteve te fundit. Prurjet e teperta te lumit Mat kane shkaktuar edhe gerryerje te shtratit, kurse dhjetera banesa gjenden nen uje. Po keshtu jane permbytur qindra hektare toke dhe shtabi i emergjencave ne zona te caktuara ka bere evakuimin e banoreve dhe gjese se gjalle. Prurjet e shumta te ujerave kane demtuar shtyllat elektrike te cilat furnizonin me energji hidrovorin. Por dje ne zonen bregdetare te Lezhes ka ndodhur edhe nje dukuri tjeter, pasi batica e detit Adriatik ka qene me e madhe se zakonisht, duke hyre deri ne tokat bujqesore dhe banesa. Banoret thane per mediat se uji ishte i kripur dhe vinte nga deti. Ne terren gjenden forca te Policise se Shtetit, Zjarrfikeses dhe te Xhenios, te drejtuara nga Shtabi i Emergjencave, ministrite e linjes dhe autoritetet vendore. Ne gatishmeri gjenden forca te shumta ne qarqet e Lezhes, Shkodres dhe Kukesit, per cdo situate te papritur. Demtime mesohet se kane pesuar edhe rruget Kukes-Tirane dhe Qafe-Shllak-Kukes.
FIER
Lumi Gjanice, i cili kalon permes qytetit te Fierit, ka dale per te dyten here brenda javes nga shtrati i tij, duke shkaktuar permbytje ne zonen e tregut industrial dhe perreth.
Specialistet shpjeguan se keto permbytje kane ardhur pas ngushtimit te shtratit nga mbetjet inerte te cilat jane hedhur ne lume. Mbi 300 tregtare jane detyruar te largohen, per te mos rene preh e ujerave te rrembyeshme dhe demtimit te prodhimeve.
Rreshkitjet demtojne disa rruge kombetare
Reshjet e shumta kane sjelle edhe demtime te disa rrugeve kombetare si pasoje e rreshkitjeve te dherave dhe gureve nga kodrat apo malet ngjitur me keto akse. Dje jane raportuar demtime ne aksin Peshkopi-Tirane, ku mjetet leviznin me shume veshtiresi. Mesohet se demtime ka pesuar edhe aksi Gjirokaster-Tepelene-Ballsh ne disa segmente te vecanta si pasoje e rreshkitjeve te dherave, por pa problem per qarkullimin e mjeteve. Rreshkitje raportohen edhe ne rrugen kombetare Elbasan-Librazhd, pas renies se gureve ne rruge.
Alfred Olli
Situata eshte inspektuar dhe nga kreu i Emergjencave Civile ne Ministrine e Brendshme dhe Pushtetit Lokal, Alfred Olli, i cili deklaroi se plani i masave po vihej ne zbatim, vecanerisht ne rast se do te ishte i nevojshem evakuimi i banoreve.

Harta e permbytjeve:
Qarku Shkoder:
Komunat Dajc, Bushat dhe Velipoje
Fshatrat Vukatane, Bahcallek dhe Kuc
Toke bujqesore dhe disa shtepi, zona e nenshkodres
Qarku Lezhe:
Zona e Tales ne bregdet
Toke bujqesore dhe disa shtepi
Batica e detit permbyti ultesiren
Qarku Fier:
Lumi Gjanica permbyti tregun industrial
Siperfaqe toke bujqesore

Digat ne rrezik:
Kaskada e Drinit ne Fierze, Koman dhe Vau i Dejes
Kaskadat ne Ulez dhe Shkopet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›