Gianfranco Fini: Heqja e vizave është meritë e progresit të Shqipërisë.
"Liberalizimi i vizave për shqiptarët është e merituar dhe nuk vjen si dhuratë,- tha sot Presidenti i Dhomës së deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini, në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Pas vizitës tuaj në Itali, ishte jo vetëm detyra, por kënaqësia ime të vija në Shqipëri, tha zoti Fini. Është një moment intensiv bashkëpunimi mes dy vendeve dhe raportet tradicionale po bëhen gjithnjë e më të ngushta. tha ai.
Presidenti Fini tha se falë progresit, refomave dhe plotësimit të detyrimeve, liberalizimi i vizave për Shqipërinë pritet të bëhet brenda vjeshtës, si një vendim krejtësisht i merituar.
Kryetarja e Kuvendit, duke e falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme që personalitetet e politikës italiane po i japin Shqipërisë për heqjen e vizave dhe integrimin në BE, shprehu mirënjohjen për lobimin që zoti Fini personalisht, po bën edhe me krerë të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së për heqjen e vizave.
"Shqipëria,- tha ajo, i ka plotësuar tashmë të gjitha detyrimet teknike dhe kjo është shprehur edhe nga përfaqësues të Komisionit Europian. Kemi punuar intensivisht në Parlament për të gjitha ligjet që janë detyrime për liberalizimin e vizave dhe do kisha dashur që edhe opozita të ishte pjesë e këtyre proceseve.
Si Kryetare e Kuvendit ajo tha se, i kam ftuar dhe vijoj ti ftoj deputetët e opozitës të zenë vendet e tyre në parlament duke shprehur të gjithë gatishmërinë dhe vullnetin për çdo kërkesë bazuar në Kushtetutë e ligj, për transparencën e zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka pasur.
Kryetarja e Kuvendit dhe Presidenti Finni biseduan gjerësisht mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, veçanërisht në këto momente vendimatare për Shqipërinë, në prag të liberalizmit të vizave dhe statusit të vendit kandidat në BE.
Kryetarja e Kuvendit dhe Presidenti Finni biseduan gjerësisht mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, veçanërisht në këto momente vendimatare për Shqipërinë, në prag të liberalizmit të vizave dhe statusit të vendit kandidat në BE.