Dalai Lama nis vizitën në SHBA
Udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve, Dalai Lama nis sot vizitën në Shtetet e Bashkuara.
Udhëheqësi në mërgim i tibetianëve do të takohet me presidentin amerikan, Barak Obama. Takimi ka ngjallur zemërimin e Kinës, madje Pekini kërkoi nga Shtëpia e Bardhë të anullojë takimin me Dalai Lamën.
Raportet amerikano-kineze janë përkeqësuar për shkak të shitjes së armëve Tajvanit nga ana e Uashingtonit, përplasjes së Kinës me kompaninë Google si dhe për mosmarrëveshjet mbi politikat tregtare e monetare.