E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu-Thaçi:Integrimi i Kosovës, sfidë e së ardhmes

Me rastin e dyvjetorit të pavarësisë, Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur sot një seancë solemne, ku kanë mbajtur fjalën e rastit para deputetëve të vendit dhe mysafirëve të ftuar kryeparlametari Jakup Krasniqi, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Në fjalën e tij presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu theksoi se gjatë këtyre dy viteve të pavarësisë së saj Kosova arriti të tregojë se me pavarësinë e saj ajo i ka sjellë më shumë paqe rajonit.
"Ne dëshmuan se jemi katalizator në vendet e rajonit theksoi Sejdiu duke shtuar se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me vendet e tjera te rajonit.
Gjithashtu Sejdiu theksoi se Serbia po vazhdon politikën destabilizuese për Kosovën duke shtuar se ajo po financon strukturat paralele duke i mbajtur peng serbët në Kosovë për të mos integruar në jetën shoqërore të vendit.
Sejdiu gjithashtu theksoi se pas pavarësisë së Kosovës tashmë qytetarët e saj kanë një ëndërr atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ndërkohë kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij ka falenderuar të gjithë shtetet të cilat e kanë ndihmuar Kosovën të marrë pavarësinë e saj.
"Ne po ndërtojmë shtet demokratik dhe multi etnik theksoi Thaçi duke shtuar se sfidat e së ardhmes janë ato të zhvillimit dhe integrimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›