Giffoni Shqipëia, starton në Pogradec
Për dy ditë radhazi në qytetin e Pogradecit, po zhvillohet prolog “Giffoni Shqipëria 2008”. Në edicionin e katërt të tij, Giffoni Film është ndalur në qytetin e Pogradecit si një qytet bregdetar. Sipas drejtorit të filmit Namik Ajazi, është përzgjedhur Pogradeci si zonë turistike. Ne ka theksuar Ajazi, do të ndërmarrim aktivitete të tilla kulturore artistike në të gjitha zonat turistike të vendit dhe në Tetor do të startojë në Tiranë ku dhe do të vlerësohet filmi më i mirë nga një juri e përbërë nga Fëmijë nga vende të ndryshme të botës. Në qytetin e Pogradecit do të jepen 10 filma të përzgjedhura nga filmat më të mirë për fëmijë të kinematografisë botërore. Pas qytetit të Pogradecit, Giffoni Film do të zhvendoset në Durrës dhe Lezhë.