KSHZ ka vendosur rivotime në 91 qendra votimesh
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në bazë të ankesave të partive politike ka konstatuar se zgjedhjet duhet të përsëriten në 91 vendvotime për shkak të parregullësive.Numri i vendvotimeve ku do të përsëriten zgjedhjet pritet të jetë më i lartë pasi ende nuk janë shqyrtuar të gjitha ankesat e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 1 qershorit. KSHZ tani është duke shqyrtuar ankesat e BDI-së. Deri tani janë pranuar gjithësej 22 vërejtje të kësaj partie për parregullsi. Rivotim do të ketë në 7 vendvotime në Gostivar , 7 në Tearcë, 7 në Bërvenicë , 6 në Vrapçishtë , 2 vendvotime në Dibër dhe një në Jegunovcë. Pas ankesave të BDI-së KSHZ-ja duhet të shqyrtojë edhe ankesat e LSDM-së dhe TMRO-së.KSHZ-ja pranoi 13 vërejtjet e PDSH-së dhe vendosi të ketë rivotim në 6 vendvotime në Oslomej, 2 në Zajas, 1 në Gostivar, 1 në Jegunovcë, 1 në Kumanovë, 1 në Komunën e Çuçer Sandevës dhe një në Çair. Ndërsa nga ankesat e VMRO DPMNE-së janë pranuar vërejtjet dhe është vendosur të ketë rivotim në 48 vendvotime edhe atë në 6 vendvotime në Çair , në komunën e Likovës në 19 vendvotime po aq në Tetovë, në Bogovinë 2 vendvotime dhe 2 të tjera Zajaz.KSHZ në ditën e sotme do të përfundoj aktivitetin, ndërsa partitë politike të pakënaqura në afat prej 48 orëve kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme, e cila në afat prej 24 orëve duhet të kthej përgjigje. (INA)