Turqi, bie lira pas vendimit për heqjen e ferexheve
Lira turke ka rënë në nivelin më të ulët të dy javëve ndaj dollarit pasi Gjykata Kushtetuese Turke vendosi dje që vajzat me ferexhe te mos pranohen më në universitete. Pas këtij vendimi lira turke ra 0.8% deri në 1.2392 ndaj dollarit, nderkohe qe brenda ketij viti ka rënë me 5.5%.
Mendohet se ky ligj mund të nxisë vendin në protesta. Opozita do të kërkojë të heqë këtë ligj të vendosur nga Kryeministri Tayyip Erdogan dhe Partia e Zhvillimit.
Lira është këmbyer për 1.2452 ndaj dollarit, niveli më i ulët që prej 27 Majit. Ndërsa ndaj euros është këmbyer për 1.9315 nga 1.9090 që këmbehej ditën e djeshme dhe 2.3% më pak se në datën 30 Maj.
“Impakti negativ”
“Vendimi për heqjen e ferexheve pritet të sjellë pasiguri politike, me impakt negativ për investitorët” – tha Charles Robertson, ekonomist në një Bankë në Londër.
Ekziston 55% mundësia për të hequr nga posti partinë kryesore në Turqi – tha ai.
Gazeta turke “Turkey’s Milliyet” ka shkruajtur sot se nuk përjashtohet mundësia për zgjedhje të përgjithshme në vend.
“Megjithatë, rënia e lirës nuk do të jetë e madhe, pasi norma bazë e interesit është e lartë, duke qenë një mbështetje për kursin e këmbimit” – thuhet në Gazetë.
Banka qendrore turke rishikoi targetin e inflacionit për vitin 2009, duke e rritur atë në 7.5% nga 4 % që është aktualisht. Kjo rrit edhe më shumë shqetësimin se kontrolli i çmimeve do të jetë i pamundur.
Guvernatori i Bankës Durmus Yilmaz tha se politika monetare do të jetë e ‘shtrënguar’ me qëllim ruajtjen e besimit konsumator.
Norma bazë e interesit në Turqi është 15.75% më e larta në Europë, po aq sa edhe e Serbisë. Kjo e bën lirën target për të ashtuquajturin modelin “carry trade”, ku investitorët marin para në vende me kosto të ulët për ti investuar në vende të tjera ku norma bazë është e lartë, dhe duke fituar nga diferenca.