E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minxhozi: Qeveria indeferente ndaj tragjedive në Bulqizë

 

Deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Matit Qemal Minxhozi ka akuzuar drejtpërsëdrejti Qeverinë si përgjegjëse të tragjedive pafund në minierat e Bulqizës. “Minatori 53-vjeçar që humbi jetën dje është aktakuza më e fortë për këtë Qeveri. E vetmja detyrë që di të bëjë mirë kjo qeveri pasi i vret shtetasit e saj - u shpreh Minxhozi,- janë organizimet dhe paratë për funerale”. “Indiferenca e qeverisë është përgjegjësi kryesor i tragjedisë së radhës në Bulqizë. Brenda harkut kohor të një viti kalendarik mesatarisht në çdo tre javë, një kryefamiljar, një prind, një vëlla goditet për vdekje në minierat apo stoqet sipërfaqësore të mbetjeve të kromit.Kështu plot 15 minatorë janë përcjellë me dhimbje të thellë në banesën e fundit nga familjarët e tyre”- u tha deputeti i PS-së Qemal Minxhozi.

Minierat e vdekjes në Bulqizë po u marrin jetën minatorëve që punojnë në këto tunele. Dje është shënuar një tjetër viktimë si pasojë e shkëputjes së një stoku me krom.

Ka mbetur i vdekur minatori Xhevat Bulqiza 53 vjeç. Sipas deklaratës zyrtare te policise, shkak i vdekjes është masa e kromit të shembur mbi 53-vjeçarin, kur ai ka zbitur ne nje vend ku mbahet stoku i kromit, duke gjetur vdekjen ne menyre te menjehershme.

Xhevat Bulqiza është viktima e pestë brenda këtij viti që humbet jetën në minierë. Ndërkohë që vetëm 18 muajt e fundit kanë vdekur 14 persona që punojnë në minierat e kromit në Bulqizë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›