Zgjedhjet ne Kosove votimi mbyllet pa energji elektrike

Qytetaret kosovare te pese komunave rivotuan kete te diele ne zgjedhjet parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një konferencë për media në orët e mbrëmjes, ka bërë të ditura rezultatet e pjesëmarrjes në zgjedhjet e së dielës të mbajtura në Skënderaj, Drenas, Malishevë, Lipjan dhe Deçan.
Në Deçan kanë dalë në votime 34.59 përqind e votuesve, në Drenas 58.68 përqind, në Lipjan 53.31 përqind, në Skënderaj 61.60 përqind dhe në Malishevë 36.36 për qind e votuesve. Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, pjesëmarrja e qytetarëve në rivotime ka qenë e kënaqshme. Daka ka thënë se procesi zgjedhor është mbajtur pa probleme.
E ndërkaq, Koalicioni “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes, në shumë qendra votimi është ndërprerë energjia elektrike. Votimi, sipas këtij rrjeti, votimi ka vazhduar me qirinj, apo me ndihmën e baterive të policisë.
Pas këtyre njoftimeve, ka reaguar menjëherë LDK dhe AAK te cilat druajnë nga manipulimet.