Kosove rivotohet ne pese komuna

Qytetarët e Drenasit, Skenderajt, Deçanit, Malishevës dhe Lipjanit i janë drejtuar sot sërish kutive të votimit, për zgjedhjet e pjesshme për në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka tha në paraqitjen e parë për media se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë në orën 07:00 të mëgjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes.
Alsat ka mësuar se ka pasur numër më të madh të votuesve sesa në regjistrin e listën e KQZ-së në gjimnazin e Drenasit, ndërsa probleme ka pasur që nga orët e para të mëngjesit në fshatrat Komoran dhe Zabel të kësaj komune.
Rivotimi që po zhvillohet sot në 62 qendra votimi dhe 185 vendvotime në komunat Skenderaj, Drenas e Deçan dhe në nga një vendvotim në Lipjan e Malishevë po ndiqet me vëmendje të madhe nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovës, të cilët janë angazhuar edhe personalisht për të vëzhguar procesin zgjedhor, nga i cili sipas tyre do të varet edhe imazhi i Kosovës para botës.
Mbi 100 ekipe të vëzhgimit nga Bashkimi Evropian po përcjellin çdo fazë të zgjedhjeve në mesin e të cilëve edhe shefi i ICO-s, Pieter Feith dhe ambasadorët e vendeve kryesore të vendosura në Prishtinë. Këto ekipe ekipe vëzhgimi përbëhen nga anëtarë të stafit të ICO, anëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë, si dhe nga diplomatë të vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Azhornuar së fundi ( e diel , 09 janar 2011 )