Subashi: Nuk komunikoj me Ristanin

Nënkryetarja e KQZ Dëshira Subashi zbardh raportet e vështira që ajo vazhdon të ketë prej disa muajsh me kryetarin e KQZ Arben Ristani, marrëdhënie të cilat kanë sjellë situata problematike edhe në vendimmarrjen e institucionit zgjedhor. E ftuar në emisionin ZIP, Subashi pohon se prej kohesh nuk ka komunikim me Ristanin dhe se ky i fundit, nxjerr urdhra të cilat kalojnë si vendime të institucionit zgjedhor, pa marrë miratimin e të gjithë anëtarëve. Në këtë pikë, nënkryetarja e KQZ-së, pranon se asnjëherë në zyrën e saj nuk ka pasur një dokument që përcaktonte ngritjen e grupeve të punës për asgjësimin e fletëve të votimit. Subashi sqaron qëndrimin e saj kundër hapjes se kutive dhe dërgimit te listave të zgjedhësve në arkivat e shtetit. Ajo pohon se sjellja e saj dhe e 2 anëtarëve të tjerë nuk ka qenë politike. Sa i takon zgjedhjeve lokale të 8 majit, nënkryeja e KQZ-së pohon se është vonë për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor, ndërsa pranon se mungesa e përfaqësuesve të opozitës në mbledhjet e institucionit, është shqetësuese. Ndërsa vendimin për një tërheqje të mundshme nga KQZ-ja, Subashi thotë se do ta ndërmarrë partia Socialiste.
Shpërndaje